TV Mania

Ronela i përgjigjet reperit që postoi në Instagram foton e saj topless

18 Nëntor 2018

Ronela i përgjigjet reperit që postoi në Instagram foton e saj

Paçka se Ronela Hajati pak ditë më parë u kthye në fiksimin e reperëve – pasi S4MM postoi foton e saj topless të shoqëruar me nënshkrimin “Ufff” dhe pafund zemra e lule për të – Ronela nuk reagoi kurrë. Megjithatë, në një intervistë për “Jo Vetëm Modë”, këngëtarja i tha dy fjalë.

Ronela i përgjigjet reperit që postoi në Instagram foton e saj

“Nuk është se e njoh personalisht këtë djalin, por suksese [një qeshje e sikletosur]. Nuk e diskutoj që është një shaka shumë hm [e qeshur e sikletosur sërish] dashamirëse,” u përgjigj Ronela.

Për më shumë mbi deklaratën e S4MM dhe jo vetëm, mund të klikoni këtu.

Ndër të tjera, Ronela foli edhe për pjesëmarrjen në “Kënga Magjike” duke e cilësuar këtë vit si të duhurin për t’u rikthyer. Ju kujtojmë se ajo prezantohet me këngën “Vuj”, një ndër më të preferuarat e momentit.