E ftuar në programin Tour de Cool së fundmi ka qenë Zanfina Ismaili, e cila ndër të tjera ka ndarë me publikun përvojën e saj më të keqe shëndetësore.
“Kur isha e vogël, 10 vjeç besoj kisha probleme me kockat në pjesën e kofshëve. Mjekët nuk e dinin çfarë kisha. Unë e kam kurrizin paksa të shtrëmbër dhe askush nuk e kuptonte që unë kisha skoliozë. Mamaja ime nuk ka lënë mjek pa më çuar, më bënë lloj lloj eksperimentesh edhe një ndërhyrje në këmbë.”- tregoi këngëtarja.
Ismaili tregon se gjendja u bë edhe më keq kur prej kësaj nuk mund të ecte dot dhe për 3 muaj me radhë nuk ndoqi dot as shkollën.
“Para 8-9 vitesh zbulova çfarë kisha vërtetë dhe akoma kam probleme pasi më shkakton dhimbje të shpinës. Dhimbja është konstante, por e kaloj me terapi dhe tableta.”- shtoi ajo.
Ndonëse prej kohësh e tërhequr nga muzika, në intervistat e dhëna së fundmi, Zanfina shuajti kureshtjen e njerëzve dhe foli gjatë për jetën e saj private dhe ndarjen pas 11 vitesh me Faton Shoshin.