Një natë, Karyn Wagner tymosi marijuanë me partnerin e saj fill para se të bënin seks që më vonë e përshkroi si “seksin më të mirë” të jetës së saj. “Më pas i thashë, ‘shpirt, ishte perfekte. Ruaje për herë tjetër,’” kujtohet Wagner.
Ajo natë i ndryshoi jetën seksuale dhe si sipërmarrëse. Sot, kompania e Wagner tregton një lloj të veçantë marijuane, të quajtur Sexxpot, e cila sipas Wagner është dizenjuar për të ndihmuar gratë në përjetimin e orgazmave më të kënaqshme.
Plani
Duke qenë si kishte ndërtuar një prezencë në industrinë e kanabisit, Wagner punoi për të krijuar një variacion specifik që do ta lejonte atë – dhe këto tjetër – të kalonte përvoja seksuale të mrekullueshme si ajo e asaj nate thuajse një vit më parë.
Dhe ia doli: sipas faqes se kompanisë së saj, variacioni vjen nga Mr. Nice, një lloj marijuane që përmban 14% THC. Në krahasim me llojet e tjera me 18-20%, Mr. Nice përmban shumë pak THC. Wagner thotë që kjo sasi e lejon produktin të të bëjë më sensuale pa pasur ndikim në shqisat e trupit – pra nuk të bën “aq dru” sa të mos mbarosh dot punë.
Shkenca pas Sexxpot
Edhe pse aftësitë afrodiziake të marijuanës njihen prej kohësh, varianti i Wagner është i pari dizenjuar posaçërisht për të intensifikuar orgazmat femërore. Por si funksionon Sexxpot?
“Në përgjithësi, gratë kanë nevojë për më pak THC,” shpjegon Eloise Theisen, konsulente kanabisi dhe infermiere, “dhe nivelet e larta të THC shkaktojnë aktivitet anti-estrogjen.” Theisen hamendëson se “niveli i ulët i THC në Sexxpot rregullon sistemin endokanabinoid të trupit dhe balancon hormonet, pa sakrifikuar vlerat terapeutike.”
I vetmi përshkrim që gjendet për Sexxpot, vjen në formën e një poezie.
“Ul zërin...Ngri nxehtësinë...Biri i legjendarit Mr. Nice, doli së fundi nga errësira. Përqafimi i Sexxpot ëshë i butë, i ëmbël dhe i lehtë. Do t’ju bërë për vete, do të shkriheni në krahët e tij Mmmmm...Ka diçka në ajër.”
Për momentin, Sexxpot shpërndahet vetëm në San Francisco, por Wagner shpreson të zgjerojë biznesin.
Burimi: Refinery29