Nëse po përpiqeni të hidhni një hap prestigjioz në karrierën tuaj, Hëna e re e 7 nënorit do t’ju ndihmojë ta fitoni atë pozicion. Momenti në të cilin do të fitoni atë vend pune, do të jetë më i bukuri i këtij viti. Filloni të bëni telefonata dhe takime për intervista në 10 ditët që vijnë pas.
Java e parë e nëntorit është totalisht e fokusuar tek një punë e re për ju. Marsi në shenjën tuaj do t’ju japë avantazhe dëshirave tuaja, për më tepër gjatë 2 javëve të para. Humori dhe komunikimi do të jenë në ditët më të mira, kështu që shfrytëzoni çdo mundësi. Nga 15 nëntori deri në 31 dhjetor do të shpenzoni shumë para, por meqë janë festat jeni të justifikuar. Gjithsesi, bëjini mirë llogaritë, miqtë dhe familjarët ju duan edhe pa dhurata.
Jupiteri do të zhvendoset tek Shigjetari në 8 nëntor për të qëndruar deri në 2 dhjetor të 2019-ës. Planeti i fatit të mirë do t’ju ndihmojë të bëni më shumë miq dhe të merrni pjesë në konferenca të rëndësishme profesionale. Konsideroni të bëheni pjesë e një shoqatë humanitare. 25 dhe 26 nëntori janë gjithashtu ditët tuaja me fat. Në njërën prej këtyre ditëve do të keni fat të mirë me udhëtimet e largëta, njerëz dhe vende të huaja, median, çështjet ligjore apo ato akademike.
Dita më romantike e muajit është 22 nëntori, vetëm se nuk ju këshillojmë të udhëtoni fundjavën e kësaj date. Më 30 nëntor mund të hasni paksa probleme me ekonominë, kështu që shmangni çdo negociatë apo skedulim financiar.
Gjithsesi, Hëna e plotë e 22 nëntorit do t’ju sjellë shumë kënaqësi. Mund të blini një biletë për një koncert apo një darkë e veçantë jashtë. Kaloni kohë me fëmijët gjithashtu, do t’ju gëzojnë!
Ka gjasa që këtij muaj të udhëtoni diku ku do t’ju duhet me patjetër pasaporta. Ky udhëtim do të jetë shumë i këndshëm, edhe nëse po shkoni atje për një event të veçantë; dasma e dikujt përshembull. Do ta shfrytëzoni në maksimum.
Do të takoni gjithashtu një njeri të rëndësishëm, që më pas mund të bëhet mik me ju, përveçse mentor në karrierën tuaj. Me Hënën e plotë do të kuptoni se lidhjet ndërkombëtare dhe projektet e tilla do të jenë një sukses i vërtetë. Çështjet ligjore do të jenë gjithashtu në anën tuaj.
Efekti i Hënës së plotë do të jetë në datë 7 e më tej, kështu që fokusohuni në një nga çështjet e mësipërme dhe do t’i shihni shpejt rezultatet.
Për muaj me radhë keni qenë duke e marrë (pas kuintave) me çështjet tuaja private dhe ndoshta jeni përpjekur të pastroni situata që kanë dashur se s’bën vëmendjen tuaj. Të tilla ngjarja kanë marrë nga koha që duhej për projektet e mësipërme. Gjithsesi, shumë shpejt do t’i tregoni botës sa shumë keni punuar dhe as nuk do të përpiqeni më të rregulloni marrëdhënie që kanë përfunduar.
Nga mesi i këtij muaji do të jeni gati për tu fokusuar totalisht tek e ardhmja, duke e bërë 2019-ën një vit produktiv. Në 15 nëntor Marsi do të hyjë në shenjën tuaj dhe do të jetë hera e parë që do të surprizoheni me mënyrën sesi jeta po ju trajton. Është koha juaj, kështu që shfrytëzoni çdo mundësi. Marsi do t’ju japë optimizëm dhe motivim që bashkë me pasionin tuaj do t’i bëni të tjerët t’ju vijnë nga pas.
Krejt papritur e gjithë shija e këtij muaji do të përqëndrohet tek ju. Përsa i përket dashurisë, Marsi do t’ju bëjë shumë herë më tërheqës dhe karizmatik, fiks siç duheni për pushimet e fundvitit.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.