Ky muaj do të karakterizohet nga lajme emocionuese që ndoshta janë më të mirat që keni marrë në gjithë dekadën e fundit. Jupiteri dhuruesi i fatit do të hyjë në shtëpinë tuaj më datë 8 nëntor dhe do të dalë që andej më datë 19 dhjetor të vitit të ardhshëm.
Nëse deri më tani pamja juaj fizike nuk ka qenë pika juaj më e fortë kjo ka ndodhur për shkak të Saturnit që në dhjetor të 2014 vuri një lloij kapaku në jetën tuaj dashurore. Gjatë kësaj periudhe ju mund të jeni përballur me ndarje të vazhueshme të sforcuara dhe të dhimbshme.
Një situatë e këtij lloji mund të ketë qenë përfshirja juaj sentimentale me dikë të zënë që ju ka premtuar se së shpejti do të lirohej. Ju keni pritur për një kohë të gjatë, por tashmë duket se e keni kuptuar se është mamam koha në të cilën duhet të bëni përpara. Tashmë keni me vete Jupiterin, planetin e fatit që do t’ju ndriçojë rrugën drejt dashurisë së vërtetë. Kështu që nëse po kërkoni për diçka të tillë, zgjasni dorën dhe merreni. Mos qëndroni me dikë që ju mban me justifikime, qëndrimi në një marrëdhënie të tillë pa të ardhme do të ishte një turp për shenjën tuaj të fuqishme.
Një lajm i mirë! Ky muaj mban me vete ditët më me fat të vitit për ju, 25- 26 nëntori shënon kohën kur Jupiteri dhe dielli pozicionohen në Shigjetar. Përdoreni këtë kohë për të shkuar në një takim të parë, ose për të planifikuar një festë me njeriun e zemrës. Kjo do të jetë periudha më e përshtatshme për të bërë gjithashtu plane për zgjerimin e familjes. Do të jeni kreativë, plot sharm dhe kurajo. Gati për t’i treguar të gjihëve potencialet tuaja.
Afërdita do të vazhdojë të jetë në prapavijë edhe në javën e parë të këtij muaji, kështu që kjo periudhë nuk është e favorshme për të bërë lëvizje në aspektin sentimental. Ju këshillojmë të mos bëni plane për ta bërë formale lidhjen tuaj të dashurisë. Pozicioni i Afërditës do të normalizohet më datë 16 të muajit, por në të njejtën ditë do të jetë Mërkuri ai që do të shkojë në prapavijë, gjë që lajmëron se deri më datë 6 të muaji të ardhshëm nuk është mirë të bëni plane serioze për të ardhmen.
Nëse ende jeni të dashuruar me dikë që ka ikur, viti i ardhshëm do të jetë koha në të cilën mund të konsideroni një ribashkim, sigurisht për të parë nëse gjërat mes jush funksionojnë.
Deri më datë 16 të këtij muaji mund të merrni kohë për të bërë rinovme në shtëpinë ku jetoni. Hëna e re në akrep do të jetë mikja juaj më e mirë. Filloni t’i hidhni një sy mundësive që do t’ju jepen.
Prisni deri në dhjetor për të bërë firmosje të rëndësishme, pasi me palnetët në prapavijë nëntori nuk do të jetë një muaj i përshtatshëm. Në të njejtën kohë plutoni do të ndikojë për mirë në vetëkënaqësinë tuaj.
Rreth datës 22 të këtij muaji me shumë mundësi do të ftoheni në një event të rëndësishëm. Ndoshta në një festë speciale, luksoze ose në diçka më familjare.
Në fund të nëntorit gjërat do të vështirësohen disi në aspektin e të udhëtuarit. Kështu që nëse keni bërë plane e mira është që t’i anulloni ose t’i realizoni përpara datës 27 që siç ju treguam do të jetë dita më e favorshme për ju.
Ndrysheimet që ky muaj do të sjellë në jetën tuaj kanë për të qenë vërtetë pozitive, sidomos në jetën private. Jupiteri, dhuruesi i fatit do të pozicionohet në shtëpinë tuaj më datë 7 nëntor për të qëndruar aty për 13 muaj me radhë deri më datë 2 dhjetor të vitit të ardhshëm. Jupiteri zgjeron çdo gjë që prek dhe kjo do t’ju ndihmojë ju ta ktheni shtëpinë në një kështjellë.
Nëse lëvizni nga vendi në të cilin jetoni, keni për të gjetur dritë një një apartament apo shtëpi plot me diell. Ajo do të jetë e madhe dhe me pamje. Nëse do të qëndroni aty ku jeni, do të keni mundësi të bëni rinovime që do të nxjerrin në pah aftësitë tuaja dekorative. Në muajt e ardhshëm do të keni mundësi të bëni ndryshime vetëm në gjërat për të cilat keni ëndërruar deri më tani. Nëse po shpresoni të blini apo shisni prona, nuk mund të gjeni një kohë më të përshtatshme për të vazhduar planet.
Kjo kohë do të ndikojë edhe në raportet tuaja me anëtarët e familjes dhe veçanërisht me prindërit. Nëse do të keni probleme financiare me shumë mundësi mamaja do t’ju ndihmojë duke ju dhënë shumën e nevojshme të parave që ju duhet. Mbështetja e familjes ka për të qenë shumë e fortë për individët e shenjës tuaj. Nëse keni qenë të shqetësuar për shëndetin e prindërve tuaj, tashmë keni arsye për të shpresuar se gjërat do të ndryshojnë për mirë pasi Jupiteri nuk është vetëm planeti që sjell fat të mirë por në të njetën kohë planeti shërues.
Për të krijuar një bindje rreth idesë që do të jeni me fat këto kohë prisni datat 25- 26 të këtij muaji dhe do të shihni se çdo gjë e keqe do të largohet. Këto dy ditë kanë për të qenë kohA kur ju do të gjeni hapsirën tuaj ideale. Kështu që filloni të shihni që tani për gjërat që ju pëlqejnë.
Afërdita është në prapavijë dhe kjo do të ndryshojë më datë 16 të këtij muaji, por pikërisht në këtë ditë do të jetë Mërkuri ai që do të kalojë në prapavijë. Deri më datë 6 të muajit të ardhshëm do t’ju duhet të përballeni me pagesa të vonuara, por sapo kjo periudhë të mbarojë do të paguheni për punët e bëra.
Në fund të nëntorit mbase do t’ju duhet të kryeni një pagesë të paparashikuar, kështu që në datën 30 përpiquni të mos bëni negociata që lidhen me financat tuaja.
Duke qenë se pas mesit të muajit mërkuri do të jetë në prapavijë, përpiquni të zgjidhni datën 6 dhjetor e mbrapa për të bërë blerje. Mbase sapo data 6 të vijë do të bëni firmosjen e disa kontratave të rëndësishme që lidhen me vendin ku banoni, por nëse prisni ndoshta një javë më shumë gjërat do t të jenë më në favorin tuaj.
Mos blini pajisje elektroshtëpiake në nëntor. Nëse një pajisje e tillë ju duhet patjetër, atëherë është më mirë të prisni.
Më datë 22 nëntor do të merrni disa lajme të mira që lidhen me karrierën tuaj. Mbase një ofertë nga një kompani kundërshtare...
Jupiteri do ta shtrijë në një kënd 180 gradë energjinë e tij të mirë, dhe kjo ka për të qenë fiks koha në të cilën do të jeni me një gotë shampanjë duke festuar për të mirat ne jetën tuaj.
Gjithçka po shkon siç duhet të shkojë, e dashur virgjëreshë!