Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2018: Binjakët dhe Gaforrja

1 Nëntor 2018

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2018: Binjakët dhe

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2018: Binjakët dhe

Dijeni se ju pret një muaj shumë i ngjeshur, pasi aftësitë tuaja do jenë tepër të lakmuara në punë, çka do të rezultojë në më shumë detyra dhe përgjegjësi të reja. Më 7 nëntor, hëna e re dhe Dielli do të dërgojnë një rreze të drejtpërdrejtë në Neptun duke i orientuar projektet tuaja drejt brohoritjeve dhe duartrokitjeve masive. Kjo rrymë kaq pozitive do të zgjasë për 10 ditë, ndaj është momenti të mendoni seriozisht për një punë më të mirë apo për hapjen e një biznesi.

Nëse industria në të cilën punoni nderon vazhdimisht njerëz, pse jo, konkurroni për një çmim, mund ta fitoni dhe të gjithë të flasin rreth kësaj. Po në 7 nëntor merrni përsipër të bëni ndryshime të mëdha në trupin tuaj. Regjistrohuni në palestër dhe nisni përgatitjen për një super trup të tonifikuar në 2019- n. Shfrytëzojeni këtë energji entuziaste për ta mbajtur veten në formë të shkëlqyer fizike. Perfeksiononi veten tuaj për të mundësuar një version sa më të mirë të vetvetes. Nëse jeni beqarë, përgatituni për të njohur harmoninë e përsosur më 9 nëntor. Do të njihni dikë me të cilin do përputheni maksimalisht.

Lajme të mira priten pas lëvizjes së planetit fatsjellës Jupiter në Shigjetar më 8 nëntor, për të qëndruar deri më 2 dhjetor 2019. Ky ndryshim do t’ju favorizojë dhe shndërrojë në shenjat e para të zodiakut që kanë më shumë probabilitet për t’u martuar vitin e ardhshëm. Nëse jeni tashmë i martuar, në 2019- n jeta bashkëshortore do të jetë tepër mirë. Për të patur rezultate të shkëlqyera këshillohet të bashkëpunohet me një ekspert, qoftë agjent, publicist apo dekorues shtëpie.

Më 22 nëntor, hëna e plotë e këtij muaji do të bjerë mbi Binjakët duke kristalizuar një çështje shumë të rëndësishme për ju. Diçka është në realizim e sipër dhe do të përfshijë një marrëdhënie apo sipërmarrje tepër të afërt për ju.

Marsi pritet të gjendet në vështirësi, gjë që do shoqërohet me përplasje dhe fërkime- mund të jetë një mikeshë që vazhdimisht jep opinion e saj pa ia kërkuar njeri. Si për çdo shenjë tjetër, edhe për ju dita më me fat e vitit do të jetë 25- 26 nëntori, që do të favorizojnë jetën tuaj familjare dhe profesionale. Më 27 nëntor do të shfaqet në jetën tuaj një dashuri apo biznes që i takon së shkuarës. Thirrja për t’iu bashkuar do të jetë intriguese por e vendsoni ju se ç’do të bëni.

Vendosni se si do të manovroni me kaq shumë magji në jetën tuaj. Paçi fat!

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2018: Binjakët dhe

Këtë muaj, dashuria do t’ju mbështjellë butësisht dhe do të shijoni gëzimin e të qenurit në krahët e personit që dashuroni. Nëse ndjeni se ka ardhur koha për pak dashuri në jetën tuaj, priteni t’ju vijë më 7 nëntor. Përgatituni për dy javët në vazhdim, në ditët e të cilave jeta juaj mund të ndryshojë për të gjithë vitin, e me shumë mundësi, përgjithmonë! Kjo është fuqia që hëna e re ka rezervuar për ju. Megjithatë mos harroni: duhet të bëni edhe ju pjesën tuaj, të lëvizni gurët, të qarkulloni.

Për këdo që e ka ëndërruar një fëmijë, hëna e re do përpiqet t’ju ndihmojë sa më shumë. Nëse keni probleme me ngjizjen konsultohuni me një specialist. Nisur nga pozicioni i Marsit në Ujor mund të jetë e nevojshme të kryeni një ndërhyrje kirurgjikale. Punët kreative do t’ju sjellin një kënaqësi të pamatë, ku në rast se punoni në një fushë krijuese dhe paguheni për idetë tuaja novatore pritet të keni një rezultat mbresëlënës.

8 nëntori do të jetë një ditë e madhe në qarqet astrologjike, sepse shënon lëvizjen e Jupiterit (planetit të dhuratave dhe fatit)në Shigjetar për herë të parë në 12 vite. Deri më 2 dhjetor 2019, Jupiteri do të qëndrojë në anën tuaj përsa i përket projekteve të ndryshme dhe përgjatë kësaj periudhe do të dalë në pah talenti juaj. Nëse jeni të vetëpunësuar jeni në momentin e duhur për të zgjeruar kompaninë.Ndërkohë, në rast se po kërkoni më shumë punë dijeni se do ta arrini dhe për më tepër pritet të ushtroni profesionin tuaj në një ambient të rehatshëm, me shumë mundësi me pajisje të reja kompjuterike dhe staf shtesë për t’ju ndihmuar.

Në vazhdim do të mund të gjeni njerëzit e duhur (të talentuar e të kualifikuar) për të punësuar. Përfitoni sa më shumë nga kjo periudhë e artë! Të papunët do të mund të gjejnë një punë me kohë të plotë ose të pjesshme, të ngjashme me atë që keni bërë edhe më parë. Mbani mend dy data: 25 dhe 26 nëntor. Fati do të trokasë në derën tuaj. Në fund të muajit përpiquni të shmangni nënshkrimin e ndonjë kontrate qiraje apo blerje shtëpie, s’është kohë fort e favorshme.

Mbajeni kokën lart Gaforre, gjërat do të përmirësohen! Teksa ngadalë shkoni drejt dhjetorit, këto javë do të ndjeni si periudha e pengjeve dhe e të kthyerit kokën pas do të marrë fund. Do të ecni përpara duke korrur pafund fitore, në çfarëdolloj forme apo niveli!
 

 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.