Transmetuesi televiziv britanik ''Channel 4'' ka acaruar pafund ndjekësit të cilët kanë reaguar të revoltuar pas një statusi në Twitter ku deklaronin se vogëlushi 5-vjeçar i Michael-it ka ndërruar jetë nga kanceri.
Buble realizoi një puntatë të veçantë të ''Carpool Karaoke'' me James Cordon në ndihmë të fondacionit të ''Channel 4'' mbi luftën kundër kancerit, duke kënduar disa prej hiteve të tij. Pikërisht në momentin kur ai po fliste mbi betejën e gjatë të Noah-s kundër kancerit, në Twitter-in e ''Channel 4'' u bë publik statusi që shkaktoi debate të shumta.
''Të shohësh Michael Buble teksa flet për vdekjen e të birit nga kanceri është një ndër gjërat që ta thyejnë zemrën. I dërgojmë atij dhe familjes gjithë dashurinë tonë,’’ shkruhej në postimin që u fshi më vonë, pas reagimit të ndjekëve që shkruanin të revoltuar, për aq kohë sa vogëlushi është gjallë dhe duke u përmirësuar.
Djali i këngëtarit, Noah, u diagnostikua me kancer në mëlçi në vitin 2016 dhe për fat të mirë, pas trajtimeve të shumta, gjendja e tij është në përmirësim e sipër.
Michael është baba i tre fëmijëve nga martesa me aktoren argjentinase Luisana Lopilato; Noah-s 5 vjeç, djalit Elias 2 vjeç dhe vogëlushes Vida Amber Betty, 3 muajshe.