Instagramming

Roza Latin për pak sa nuk e 'lidhën' me burrin e shoqes së ngushtë!

24 Tetor 2018

Roza Latin për pak sa nuk e 'lidhën' me burrin e shoqes

Postimet e Roza Latit në llogarinë e saj të Instagram-it me një djalë, fytyra e të cilit ishte e mbuluar janë bërë burim aludimi nga ana e disa portaleve. Pa u menduar 2 herë, u përhapën zërat se djali ‘muskuloz dhe me tatuazhe’ ishte i dashuri i saj.

Roza Latin për pak sa nuk e 'lidhën' me burrin e shoqes

Ndonëse të tilla thashetheme nuk përbëjnë më asnjë çudi ditët e sotme, moderatores së ‘Why Not’ iu desh t’i sqaronte të tilla dyshime duke qenë se djali në fjalë ishte partneri i mikes së saj të ngushtë.

Përmes disa postimeve në Instastory, Roza tregoi se është  e gjitha një keqkuptim.

Roza Latin për pak sa nuk e 'lidhën' me burrin e shoqes

“Dhe meqë ra fjala, portalet më kishin bërë të dashur mikun tim artist Jacopo...”- shkruan ajo. Domethënë, Jacopo është me tatuazhe...Është burri i shoqes sime të ngushtë.”

Roza Latin për pak sa nuk e 'lidhën' me burrin e shoqes

Në një tjetër foto, ku duket mikesha e saj, Roza e thekson sërish: “Kështu jemi ne shqiptarët! Të shohim në rrugë me vëllain e ta bëjnë për dashnor!”

Roza Latin për pak sa nuk e 'lidhën' me burrin e shoqes

Më pas, meqë thashethemi u zgjidh dhe gjithçka u sqarua, moderatorja ka ngritur një dolli.

Roza Latin për pak sa nuk e 'lidhën' me burrin e shoqes

“Jo për portalet, por pët gazetarët që punësoni aty!”- shkruan Roza dhe në fakt ka të drejtë.

Fakti që Roza apo kushdo tjetër që është personazh publik poston foto nga përditshmëria me njerëzit e afërm (kushdo qofshin ata) kjo nuk i jep të drejtë mediave online të aludojnë të tilla gjëra, të paktën pa një konfirmim me personin në fjalë.