TV Mania

Ermal Mamaqi i paguan nderin Luanës: Rikthehet në Top Channel

19 Tetor 2018

Ermal Mamaqi i paguan nderin Luanës: Rikthehet në Top Channel

Pak minuta më parë u publikua videoja promovuese e puntatës së radhës së “Shiko kush luan” dhe që në sekondën e tretë zbulohet i ftuari i parë: Ermal Mamaqi. Që kur u largua nga Digitalb në 2016-n, kjo është hera e parë që Ermali kthehet në Top Channel. Përjashtojmë atë herën kur u “kthye” për të rrëmbyer Luanën e për ta sjellë në Tv Klan. Ky është një rikthim i mirëfilltë.

Në video, Ermali konfrontohet me Fifin, e cila la “Xing me Ermalin” për “Shiko kush luan”. “Po Fifi, si the ti moj motër, kur të pyetën ku është më mirë atje apo këtu, the këtu?” e pyet ai.

Ermali luan përbri Zaimina Vasjarit, Ronela Hajatit dhe Robert Berishës.

Prania e Ermalit në “Shiko kush luan” është një farë qoke, meqë në qershor të këtij viti, Luana, si rrallëherë, dha një intervistë në “Xing me Ermalin, herën e saj të parë në Tv Klan.