Prej vitesh, Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari janë në një romancë, të cilën kanë preferuar ta shijojnë larg syve të të gjithëve. Nuk prononcohen rreth lidhjes dhe fotot e tyre si çift numërohen me gishta.
Derisa mbrëmë në mesnatë, Visi ia lejoi vetes një postim romantik dhe disa fjalë dashurie. Në llogarinë e tij në Instagram postoi këtë foto të dyshes, përkrah së cilës shkruante:
“Zemra më del jashtë kontrollit kur të shoh”
Në fakt ky postim nuk ishte fort i rastësishëm. Më 19 tetor, Lori feston ditën e lindjes.