Nëse menduat se keni parë gjithçka nga trendet e modës që dalin çdo ditë, keni menduar gabim. Aksesori më i famshëm i momentit, është ky shall, i krijuar nga brand-i i njohur, Fendi.
Me të drejtë do të thoni pse, por ja që gjëja e parë që i shkon ndërmend kujdo që e ka parë ishte vagina.
Shtëpia italiane e modës dizenjoi këtë shall me pak pellush rreth e qark saj dhe Tëitter-i nuk pushon!
Materiali i mëndafshtë, ngjyra rozë pastel dhe forma e saj ka bërë që online të quhet si shalli në formë ‘vulve’.
Aksesori kushton 750 paund, por njerëzit kanë dyshimet e tyre nëse shalli i kësaj forme do të shitet.
“Jam këtu për atë shallin që më kujton nga ç’pjesë e trupit të nënës sime kam dalë.”- shkruan dikush.
E ndërsa të tjerë pyesin nëse është dikush që do të eci rrugëve ndërkohë që pas qafës të mbajë lidhur një shall me pellush në formë vagine.
Sidoqoftë, shalli tani është në shitje dhe publiciteti i parë gjigand ju bë!
Burimi: The Independent