Në Top Channel, këtë sezon pati një valë ndryshimesh. Luana Vjollca drejton dhe prodhon e vetme “Shiko kush luan”, ndërsa “Pop Culture” transmetohet vetëm një herë në javë. Eni Vasili solli “Hapur” në Top Channel dhe e quajti “Open”. Denis Dyrnjaja moderon çdo ditë “Top Talk”, Bieta Sulo “Ftesë në pesë” dhe Eno Popi “Dilemën”. Të shtunave pasdite, në Top transmetohet “Hipokrati”, ndërsa të dielave, “Vip Club”. Jonida Shehu kthehet në Top me “Soiree”.
Në Tv Klan, Turjan Hyska solli gjithë kastin e humorit në një projekt të ri nën emrin “Duplex” të shtunave, ndërsa të dielat i mbajti për vete me “Familja”. Besart Kallaku, Erion Isai dhe Olsi Bylyku sollën “B.E. Coffee” si pjesë e integruar e të “Dielës Shqiptare”. Votoni emisionet që ndiqni në Top Channel ose Tv Klan, rregullisht ose aty afër, duke klikuar ose shtypur shigjetën e gjelbër në të djathtë të çdo titulli.