High Tech

Smartphone i parë në botë me 4 lente kamerash: Samsung prezanton Galaxy A9

12 Tetor 2018

Smartphone i parë në botë me 4 lente kamerash: Samsung prezanton

Samsung zbuloi versionin Galaxy A9 për vitin 2018, i pari smartphone në botë që ka kamera me katër lente. Ekrani është  6.3 inch amoled dhe me revolucion tepër të lartë, 2220x1080. Po kështu, procesori Snapdragon 660 dhe karta grafike GPU Adreno 512.

Ndalemi për pak te kamera 24 MP, e cila ka katër lente duke mundësuar zoom optik x2 dhe sensor thellësie 5MP. Kamera e selfie-t vjen me 8MP, me fushë shikimi ultra të gjerë.

Smartphone i parë në botë me 4 lente kamerash: Samsung prezanton

Memorja e brendshme është 128 GB, por mund të zgjerohet deri në 512 me kartë memorieje, ndërsa variantet e RAM-it janë 6GB dhe 8GB.

Të tjera informacione:

Bateria është 3800 mAh dhe porta e karikimit është USB Type-C.

Çmimi momental: 600 euro