Me shumë mundësi, ju keni nevojë për t’u larguar pak kohë sa për të marrë frymë lirisht në ajrin e freskët të vjeshtës. Hëna e Re më 8 tetor, po ju shtyn që të shkoni diku, qoftë edhe të merrni partnerin tuaj me vete. Megjithatë, duket sikur keni detyrime të konsiderueshme në shtëpi dhe punë dhe do të shihni se është pothuajse e pamundur t’i zgjidhni shpejt detyrimet. Premtojini vetes që do të gjeni kohë për të shkuar diku rrotull, edhe nëse do t’ju duhet të prisni javë apo muaj.
Mërkuri do të kundërshtojë Uranin më 10 tetor, kështu atë ditë nervat do të jenë në kulmin e tyre. Ndoshta mund të ngushëlloheni në vetmi. Mos nënshkruani asnjë letër dhe mos bini në ujdi verbalisht për çështje të karrierës apo ato familjare.
Afërdita luan një rol të rëndësishëm në Shtëpinë tuaj të Tretë të Udhëtimit, Komunikimit dhe Negociatave. Ajo do të jetë në prapavijë prej 5 tetorit deri më 16 nëntor. Pozicioni i Mërkurit këshillon që do të ishte mirë të mos shkoni në ndonjë udhëtim, edhe nëse udhëtimi është për biznes. Përmbahuni një nënshkrimi të dokumenteve të rëndësishme deri më 29 tetor.
Afërdita në prapavijë nga 5 tetori deri më 16 nëntor do të ketë tjetër efekt, ndaj nuk do të ishte koha e duhur për të realizuar një kirurgji plastike, ndryshim në stilin e flokëve, apo ndryshime të tjera në pamje.
Shumë surpriza do të vijnë tek karriera që do t’ju bëjë të ndiheni të tronditur, por këto ndryshime mund të funksionojnë në favorin tuaj. Një Hënë e Plotë më 24 tetor do t’ju mbështesë në sektorin e punës. Duket se puna juaj e mrekullueshme, përpikmëria dhe idetë inovatore mund të ndikojnë për të përfituar një promovim ose një ofertë nga dikush tjetër. Të mendojmë pozitivisht.
Rrezet e Neptunit në Shtëpinë e Tetë tregojnë se një komision i madh ose bonus mund të jetë i juaji, veçanërisht nëse punoni në art apo jeni pjesë e një stafi që mbështet njerëzit krijues.
Partneri është ende fokusi më i madh dhe do të jeni në gjendje të bëni plane së bashku, që do të ndikojnë shumë në kënaqësinë e të dyve.
Fill me të nisur tetori, gjithë ç’keni në mendje lidhet me financat. Urani do të kundërshtojë drejtpërdrejt Mërkurin në Shtëpinë e të Ardhurave më 10 tetor, kështu që një shpenzim i papritur mund t’ju trondisë pak. Do të vini re që në karrierë do të hasni pengesa, por vetëm përkohësisht. Nuk keni nevojë të shqetësoheni, pasi Hëna e Re më 8 tetor do t’ju ndihmojë të gjeni burime të reja të të ardhurave.
Qëndroni të gatshëm për të bindur një VIP për vlerën tuaj ose për pagën që kërkoni. Nëse jeni i vetëpunuar, biznesi do të ecë mirë, edhe pse të ardhurat mund të mbërrijnë pak vonë.
Një datë që duhet të shmangni është 10 tetori, kur Mërkuri dhe Urani do të jenë në kundërshtim 180 gradë. Mërkuri do të jetë humë aktiv do t’ju befasojë minutë pas munite. Kjo ditë mund të jetë e dobishme për ide kreative, por mos nënshkruani asnjë dokument ose mos nisni iniciatiava të mëdha.
Flasim pak për udhëtimet. Mund të keni mundësinë të udhëtoni gjatë 24 tetorit. Nëse shkoni me partnerin, sigurohuni që të gjeni vende të bukura dhe luksoze, por tregohuni të zgjuar me motin pasi mund të hasni vështirësi.
Nëse keni nevojë për udhëtime për biznes, planifikojini rreth 29 tetorit. Nëse do të takoni një klient, përgatituni mirë pasi ai do të ketë shumë pyetje për çështje të ndryshme. Por nëse jeni ju klienti, do të jeni të kënaqur me marrëveshjet që do të arrini.
Afërdita në prapavijë do të ketë ndikime të ndryshme tek ju. Së pari, tek pagesat që mund të shtyhen, nuk do të arrini miratime për një hua, do të hasni vështirësi për të aplikuar për studime universitare etj. Së dyti, do të ndikojë tek pamja juaj. Do të bëni ndryshime rrënjësore në pamje. Planifikoni të blini dhurata! Romanca do të jetë shumë mirë. Në muajt në vijim do të merrni ftesa për të shkuar nëpër festa, ku do të argëtoheni pafund.