Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2018: Shigjetari dhe Bricjapi

2 Tetor 2018

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2018: Shigjetari dhe Bricjapi

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2018: Shigjetari dhe Bricjapi

Miqtë do t’ju sjellin hare në jetë dhe do t’ju ndihmojnë të gjeni mënyra për t’u relaksuar. Nëse kishit ndërmend anëtarësimin në një klub shoqëror ose profesional, hëna e re e 8 tetorit ose java që e pason është periudha perfekte për të dërguar aplikimin. Do të përfitoni shumë nëse dilni dhe bëni miq të rinj. Për shembull, nëse shpresonit të njihnit dashurinë e jetës në punë, bëni mirë të hapni sytë dhe të shihni pak më larg.

Afërdita sundon shtëpinë tuaj të njëmbëdhjetë të miqve dhe të njohurve. Këtë muaj, Afërdita do të kalojë në prapavijë nga 5 tetori deri më 16 nëntor, duke sjellë miq të vjetër në jetën tuaj që me siguri s’i keni takuar prej kohësh. Ribashkimi do të jetë i këndshëm. Nëse po mblidhni fonde për t’i dhuruar, do t’ju duhet të punoni më fort, por do t’ia dilni.

Jeni mësuar me prekjen magjike të Afërditës, por planetet në prapavijë janë të fjetur dhe i mbajnë për vete fuqitë e tyre më të mëdha. Do t’ju duhet t’ia dilni vetë, pa ndihmën e Afërditës, për të gjetur mënyrat e duhura për të mbledhur fonde. Afërdita s’ndikon vetëm në çështjet e dashurisë dhe bukurisë, por edhe në çështjet e parave. Çdo planet në prapavijë kërkon prej jush të ktheni kokën pas dhe të vëzhgoni ç’keni bërë me kujdes. Informacionin që do të mblidhni, përdoreni për të përmirësuar metodat dhe produktitivetin javët në vazhdim.

Marsi është në shtëpinë tuaj të tretë të udhëtimit, një shenjë që thotë se do të gjeni një subjekt romantik nëse udhëtoni distanca të afërta gjatë tetorit deri në mes të nëntorit. Udhëtoni në një rajon ku vjeshta vihet re kudo, me kunguj dhe misër, me mollë të pjekura, gati për t’u vjelë në moment.

Marsi në shtëpinë e tretë, Shigjetar, jo vetëm do t’ju japë kurajon të udhëtoni në distanca të afërta, por edhe do t’ju nxisë të shkruani një raport, libër, kod programimi apo dizajn për një aplikacion. Shigjetari është shenja e publikimit, e vetmja shenjë e aftë të nxjerrë në treg një roman aq të suksesshëm, sa njerëzit s’do ta lëshojnë dot nga duart. Nëse keni dashur gjithnjë të shkruani një libër – ose edhe nëse shkruani prej kohësh – Marsi do të sigurojë energjinë e nevojshme.

Këtë muaj do të negocioni një kontratë të rëndësishme. Mërkuri dhe Jupiteri do të kombinojnë forcat më 29 tetor, dita më e mirë e muajit për ju për të nënshkruar një kontratë. Përdoeni mirë këtë ditë, është dhuratë nga universi.

Hëna e plotë e 24 tetorit do të ketë shumë ndikim në punën tuaj: do të keni energji për të përfunduar një projekt të madh, me shumë pjesë. Nëse keni njerëz që punojnë për ju, do të jeni të aftë t’i bëni të punojnë sa më mirë dhe të prodhojnë një produkt të suksesshëm.

Urani do të dalë përballë Diellit këtë periudhë, që do të thotë se mund të hasni probleme me një të huaj, me doganat ose dërgesat nga jashtë. Nëse projekti juaj është për një klient jashtë shtetit, gjeni një mënyrë për ta përfunduar patjetër në kohë. Hëna e plotë do të marrë energji të rrëmujshme nga Urani, kështu që sqarohuni që në fillim mbi kushtet e projektit, përfshirë pagesat dhe vonesat. Vetëm kështu do të flini të qetë.

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2018: Shigjetari dhe Bricjapi

Jeta juaj profesionale është prioriteti jua. Pas hënës së re në shenjën e Peshores më 8 tetor, duhet të tregoheni të duruar teksa punoni në përparimin e karrierës suaj. Plutoni në kënd të fortë me hënën e re dhe Diellin sugjeron se jeni gati për një ngritje në detyrë ose pozicion të ri, por një prej eprorëve tuaj s’është i bindur se ju jeni mjaftueshëm dominant për postin. Se, ndoshta po kërkoni shumë rritje rroge ose shumë përfitime. Kini kujdes me negociatat dhe fjalët që përdorni.

Hëna sundon konkurrencën tuaj dhe duket se keni më shumë rivalë nga ç’mendoni. Prezantimi juaj duhet të jetë i pacen dhe i saktë. Falë Marsit në kënd mbështetës me Diellin, rroga do t’ju duket e bollshme. Pozicioni në fjalë vjen me përgjegjësi të mëdha dhe fuqi, dhe pagesa i përshtatet më së miri. Dielli sundon kompensimin tuaj, kryesisht në terma përfitimesh përtej pagesës, por duke marrë parasysh se Dielli kërcënohet nga Plutoni, përfitimet do t’ju duken minimale.

Për më tepër, Afërdita do të kalojë në prapavijë nga 5 tetori deri më 16 nëntor dhe kjo s’është optimale pasi Afërdita sundon shtëpinë tuaj të karrieërs, çmimeve dhe arritjeve. Kur Afërdita është në prapavijë, s’ka ndikim. Do të hasni shumë pengesa në punë dhe sa më shumë t’i afroheni pozicionit të ri, aq më pak do ta dëshironi.

Jo të gjitha ofertat janë të duhurat, vetëm ju e dini ç’ju vlen. Nëse jeni të papunë, atëherë çfarëdolloj pune është më mirë se të qenit të papunë. Është më e thjeshtë të gjesh një punë tjetër, kur e ke një tashmë. Afërdita, në shtëpinë tuaj të miqëisë, do të bëjë një mik tuajin të thotë një fjalë të mirë për ju.

Mund të merrni një ofertë nga dikush me të cilin keni punuar më parë në një kompani tjetër. Nëse doni ta pranoni ofertën e këtij personi, pranojeni. Kthimi tek e shkuara është gjë e mirë kur planetet janë në prapavijë.

Afërdita në prapavijë ju pyet cili është qëllimi juaj primar në karrierë dhe nëse ky pozicion i ri është një hap strategjik në planin tuaj, do të ishte perfekt. Nëse jo, puna e re do t’ju çojë në një tjetër drejtim, por a bini dakord me këtë? Ndoshta po, ndoshta jo. Vetëm ju mund të vendosni. Jini strategjik dhe merrni parasysh nevojat tuaja, jo thjesht paratë që ju ofrohen.

Dashuria do të marrë gjithë vëmendjen tuaj më 24 tetor, plus katër ditë, deri në fundjavë. Do të habiteni nga gjërat që do të ndodhin – mund t’ju propozojnë për martesë ose mund të propozoni ju impulsivisht. Mundësitë janë të pafundme, por surprizat janë të pashmangshme. Jo të gjitha surprizat janë të hareshme, sigurisht, por duhet të prisni për të marrë vesh ç’do të ndodhë.

Urani është planeti i gjërave që ndodhin papritur, dhe Urani do të vijë në një linjë me hënën e plotë, kështu që gjithçka do të trupëzohet shumë shpejt. Marsi do të jetë në një pozicion fantastik për t’ju sjellë një dhuratë të vyer. Nëse s’bëhet fjalë për diamante, ndoshta një udhëtim ekzotik a festë surprizë, a diçka tjetër. Është e kotë të hamendësojmë çdo të sjellë Urani.

Urani është përballë Diellit, një shenjë që çfarëdo gjëje t’ju dalë përpara do të kërkojë një shumë të madhe parash, tani ose më vonë. Nëse jeni të lidhur, paratë mund të bëhen shkak mosmarrëveshjesh. Do të jeni të shpërqëndruar nga problemet që do të hasni në zyrë, dhe mënyra si e përballoni situatën do të reflektohet në reputacionin tuaj. Me shumë mundësi, partneri juaj do të ndihet i neglizhuar dhe i mërzitur ngaqë ju kaloni shumë kohë në zyrë.

Shtëpia e pestë, ku bie hëna e plotë, sundon edhe fëmijët. Mund të diskutoni idenë e të bërit fëmiijë me partnerin tuaj. Nëse jeni të lidhur dhe po finalizoni një divorc me ishin, do të vendosni mbi kujdestarinë e fëmijëve. Debatet do të jenë të egra dhe shqetësuese. Jini gati.

29 tetori është dita e duhur për të komunikuar pasi do të gjeni fjalët e duhura dhe do të shpreheni qartë dhe pastër. 27-29 tetor është fundjava perfekte për të bërë një pushim të shkurtër. Udhëtimet dhe komunikimi do të jetë hyjnor.