Muajt e fundit kanë qenë një çmenduri e vërtetë, gërshetuar me ngarkesë të jashtëzakonshme pune dhe paqartësi në lidhje me vartësit tuaj. S’keni ditur kujt t’i besoni, presioni ka qenë tepër i lartë, por fatmirësisht në fillim të tetorit do të mund të shkëputeni dhe të dilni jashtë këtij rrethi vicioz. Hëna e re e 8 tetorit do t’ju nxisë dëshirën për t'u marrë më atë që ju bën të lumtur: sportet, filmat, gatimi, pushimet. E zgjidhni ju! Të pushuarit për pak kohë mund t’ju bëjë mirë, ndonëse keni shumë projekte në duar. Kështu do mund të frymëzoheni, mbusheni plot me ide të reja dhe energji për rikthimin në punë.
Bëni kujdes nga 10 tetori: mos planifikoni asnjë intervistë, prezantim apo bisedim me një njeri të rëndësishëm. Sigurisht nënshkrimi i ndonjë letre me rëndësi do të jetë një katastrofë totale. Nëse jeni beqarë me shumë mundësi ju ka rënë në kokë për dikë me të cilin punoni. Merreni me qetësi marrëdhënien e re që po lind, për të mos u penduar më vonë. Le të themi që kjo nuk është një kohë fort e favorshme për romancë. Të gjithë, veçanërisht VIP- at do të impresionohen nga origjinaliteti juaj, ku një projekt në të cilin do të merrni pjesë do bëjë kaq shumë bujë sa e gjithë media do vijë te ju për t’ju pyetur: Si ia dolët?
Zbulimi i një sekreti do t’ju zhgënjejë por kini parasysh që e vërteta është shumë më e mirë se errësira e gënjeshtrës. Prej këtu do t’ju lindë dëshira për pak privatësi dhe qetësi. Bëni kujdes nga virozat, rezistenca juaj do të jetë e ulët këtë muaj dhe rrezikoni një ftohje të mundshme. Hëna e plotë do jua vështirësoje jetën në aspektin familjar dhe dashuror. Motra mund të jetë në probleme ose lidhja do të bëhet e vështirë për t’u menaxhuar. Po kështu, një projekt juaji mediatik rrezikon të dalë nga binarët!
Por nuk keni përse të mendoni të keqen, përkundrazi. Katër ditë pas hënës së plotë do të jeni shumë me fat në prezantime, mbledhje apo biznes. Projektet e orientuara drejt të folurit në publik do shkojnë si mos më mirë. Më 29 tetor do merrni disa lajme të shkëlqyera financiare: shumë para në horizont!
Gjithë këtë kohë keni qenë shumë të fiksuar përsa i përket situatës familjare. Keni në plan të zhvendoseni diku, të bëni ndryshime ose të tjera dilema rreth shtëpisë që fatmirësisht do të marrin zgjidhje më 8 tetor.
Ky do të jetë një muaj shumë i paqëndrueshëm, ku planetet do t’ju dërgojë mesazhe të ndryshme. Kështu mund t’ju duhet të prisni deri më 16 nëntor për të vënë në zbatim planet tuaja. Keni shpenzuar shumë këto kohët e fundit por gjithsesi do të keni para të mjaftueshme për të realizuar projektet e shumëdëshiruara. Sidoqoftë nisni me një strategji kursimi pasi një preson që prisnit t’ju paguante këto ditë, me shumë mundësi do t’ju lajmërojë që paratë do vonohen. Ose ose (mos e dhëntë Zoti), s’do të vijnë fare. Si për dreq duket se paratë po ju rrjedhin nga duart.
Të papriturat nuk do të mungojnë. Në vend të shpenzimeve për shtëpinë mund t’ju duhet të paguani për shëndetin e familjarëve. Do të ndjeni disa turbulenca në jetën tuaj personale dhe emocionale gjithashtu. Ndikimin e Hënës do ta ndjeni sidomos më 24 tetor. Gjatë këtyre ditëve do mendoni për një mikeshë femër e cila është gati t’ju tensionojë në momentet kur vepron jashtë karakterit të saj dhe në një mënyrë që nuk e prisni. Le të shpresojmë që nuk do t’ju prishë punë edhe me partnerin tuaj. Do detyroheni të bëni një pagesë që mund të ketë lidhje ose jo me një mikeshë: si për shembull vajza me të cilën ndani qeranë do të largohet dhe do paguani gjithçka vetë.
Raporti me miqtë, të dashurin e zemrës dhe me vetë veten tuaj do të jetë tepër i irrituar. Përpiquni të mos luani me zjarrin dhe të mos hapni tema problematike. Ndonjëherë, nëse i lini gjërat të rrjedhin natyrshëm, u përgjigjeni të tjerëve në vend që të ndërmerrni nisma, situata do të shkojë për mrekulli. Ky është një muaj ku do ta gjeni veten të acaruar gjatë gjithë kohës!
Kini parasysh se Saturni do të jetë miku juaj më i mirë, që do të mund të stabilizojë mendimet që kaq shumë ju konfuzojnë. Do të keni përgjigjen e duhur për të rregulluar gjithçka dhe kjo është thuajse një bekim. Dita më e bukur e muajit do të jetë 29 tetori, i mbushur plot dashurin dhe kreativitet. Nëse jeni beqarë përgatituni të njihni dikë me të cilin do të lidheni shumë. Po kështu dëshira për të patur fëmijë do të jetë tepër e fortë gjatë këtyre javëve. Nëse punoni në një fushë krijuese dhe dëshironi të mbërrini në një stad tjetër frymëzimi do t’ja dilni të gjeni idetë e reja për këtë projekt.
29 tetori, ndër të tjera premton edhe një udhëtim interesat, romantik ose për arsye pune. Edhe diçka: në këtë datë firmosni me patjetër letra të rëndësishme sepse ditë më ideale se kjo nuk ka!