Instagramming

Rezarta Shkurta pas lirimit të bashkëshortit: 'Familja ime e vockël u bashkua!'

18 Shtator 2018

Rezarta Shkurta pas lirimit të bashkëshortit: 'Familja ime e

Pas 3 vitesh dënimi, Ermal Hoxha është liruar nga burgu për t’ju bashkuar sërish familjes. Një lajm të tillë e ka bërë publik edhe bashkëshortja e tij, Rezarta Shkurta.

Rezarta Shkurta pas lirimit të bashkëshortit: 'Familja ime e

Pak orë më parë, në llogarinë e saj të Instagram-it, Rezarta ka postuar një video në të cilën shfaqet partneri i saj bashkë me vajzën, Hera.

“Familja ime e vockël u bashkua. Faleminderit për çdo fjalë e mbështetje që kam ndjerë nga ju, këto ditë të vështira.  Uroj nga zemra, për gjithsecilin nga ju, të gjitha urimet që më keni dhënë, t’ju kthehen në bekime në jetët tuaja!”- shkruan Rezarta.

Nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha mendohet të jetë liruar me kusht ditën e premte, 3 vite pasi vuajti dënimin i akuzuar për trafik droge në tentativë.