TV Mania

'Hostel by Anabel' ishte në 'Xing me Ermalin' dhe ja çfarë ndodhi

15 Shtator 2018

'Hostel by Anabel' ishte në 'Xing me Ermalin' dhe ja

Mbrëmjen e sotme krijuesja e “Anabel Media”, Dalina Buzi ishte e ftuar së bashku me vajzat e “Hostel by Anabel” në emisionin “Xing me Ermalin”. Në këtë dalje televizive Dalina vajzat folën më shumë eksperiencës në Hostel, duke zbuluar disa detaje më tepër rreth eksperiencës dhe punës së tyre në këtë projekt.

'Hostel by Anabel' ishte në 'Xing me Ermalin' dhe ja

“Unë nuk është se thyej tabutë unë thjeshtë jam kjo që jam. Realisht unë them atë që mendoj dhe kam patur fatin të jem e lirshme.”

Kështu është shprehur Dalina lidhur me karrierën dhe përkushtimin e saj në “Anabel Media”.

Ndër të tjera vajzat kanë treguar më shumë rreth marrëdhënieve që kanë me njëra- tjetrën, duke zbuluar se pas kamerave ato janë njësoj siç shfaqen në “Hostel”.