Stafi i “Eurovision Song Contest” ka vendosur zyrtarisht qytetin ku do të mbahet festivali më i rëndësishëm i këngës në Europë.
Fillimisht u njoftua se eventi në fjalë do të mbahej në Jeruzalem, duke qenë se shteti fitues i festivalit të këtij viti ishte pikërisht Izraeli. Ama ditën e djeshme u njoftua se “Eurovision Song Contest” është vendosur të mabhet në Tel Aviv, për të shmangur kështu çdo politizim të këtij konkursi të rëndësishëm.
“Ne presim nga kryeministri i Izraelit një garanci të sigurisë për çdo njeri që vendos të ndjekë festivalin. Gjithashtu synojmë liri në të shprehur dhe një konkurim aspak politik.”
Kështu është shprehur drejtori ekzekutiv i festivalit lidhur me këtë vendim të bordit drejtues të “Eurovizion song Contest”.