Celebrity

Emma Stone e ngatërrojnë me Emma Watson dhe reagimi qe epik

14 Shtator 2018

Emma Stone e ngatërrojnë me Emma Watson dhe reagimi qe epik

Billy Eichner realizoi videot e tij fantastike në YouTube të “Billy on the Street”, një program në të cilin i bën pyetje qesharake njerëzve të zakonshëm në rrugë. Këtë herë, e ftuara e tij ishte ylli i “La La Land” dhe “Superbad”, Emma Stone.

Siç mund ta shihni edhe në video, Billy i kërkon njerëzve rrugëve të New York-ut të bindin Emma-n të ketë një llogari në Instagram. Ok, deri këtu jemi në rregull, por një situatë e vendosi aktoren pak (si shumë) në siklet. “Cili film i Emma Stone të pëlqen më shumë?”, pyeti Billy një kalimtar, i cili përgjigjet shkurt: “Harry Potter”.

Stone u mundua t’i jepte zemër vetes dhe në video duket tek lëshon një pasthirrmë të sikletosur. Të paktën nuk e ngatërruan me Emma Thompson tek “Nanny McPhee”.

Emma Stone e ngatërrojnë me Emma Watson dhe reagimi qe epik
Emma Thompson, “Nanny McPhee”.