Celebrity

Pas përleshjes me Cardi B, reagon për herë të parë Nicki Minaj

11 Shtator 2018

Pas përleshjes me Cardi B, reagon për herë të parë

Përleshja midis Cardi B dhe Nicki-t të premten e javës së kaluar në mbrëmjen e organizuar nga Harper’s BAZAAR në New York u kthye në qendër të vëmendjes për shkak të përmasave që mori.

Pas reagimit të Cardi-t, e cila shpjegonte se revoltimi i saj lidhej me fëmijën dhe komentet negative të Nicki-t, tani është radha e versionit të kësaj të fundit. Ajo zgjodhi të thyente heshtjen duke foluar në emisionin e saj radiofonik, “Queen Radio”.

“Nuk mund ta besoj sa poshtëruese ishte githë situatë, sa keq ne, po e theksoj “ne”, e nxorrëm veten”, thotë në hyrje të programit ajo.

Siç e thamë më sipër, Cardi reagoi në Instagram duke u shprehur kështu: “Të kam lënë të flasësh dokrra për mua!! Por kur ti përmend fëmijën tim apo bën komente për aftësitë e mia për t’u kujdesur për vajzën, këtu s’mban më. Kam punuar fuqishëm dhe kam arritur shumë larg për të lënë njeri të tallet me suksesin tim. K*rvat i thonë të gjitha këto nëpër këngët e tyre, por në jetën reale janë frikacake”. Në lidhje me shkakun kryesor të përleshjes Nicki ka një tjetër version.

“Unë nuk do të diskutoja kurrë për fëmijën e dikujt. Është kaq e trishtueshme që dikush të përdorë këtë argument, thjesht sepse mendojnë se njerëzit do ta besojnë”, sqaroi reperja. 

Pas përleshjes me Cardi B, reagon për herë të parë

Ndër të tjera, Nicki shtoi se Cardi ka nevojë për ndihmë, pasi sipas saj ajo është në kulmin e karrierës dhe e vetmja gjë që bën është të gjuajë njerëzit me këpucë.