KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Celebrity

Sherr mes 2 repereve: Cardi B dhe Nicki zihen në festën e New York Fashion Week

8 Shtator 2018

Të premten, ajo që nisi si një festë me shumë yje e New York Fashion Week- ut do të përfundonte në një sherr banal midis Cardi B- së dhe Nicki Minaj- t.

Në një nga videot e shumta të postuara në Twitter shihet si Cardi B afrohet dhe lëshon këpucën drej Minaj- t. Burime për “Variety” thonë se të dyja reperet u përleshën menjëherë pasi u mbyll ceremonia e tapetit të kuq.

Më vonë, Cardi B u fotografua me njërin sy të nxirë ndërkohë që pjesa e pasme e fustanit i ishte grisur.

Minaj, e cila doli e padëmtuar nga ky sherr u shoqërua me shpejtësi nga stafi i sigurisë në katin e poshtëm. Po këto burime bëjnë me dijeni se plagosja e Cardi B- së ndodhi për shkak se dikush nga ekipi i sigurisë së Minaj- t e shyu me bërryl.

Sipas “TMZ” me incidentin në fjalë janë duke u marrë autoritete nga departamenti i policisë së New York- ut. Katër orë më parë, Cardi B ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku bën me dijeni se ka toleruar shumë gjëra nga Nicki (diss- et apo gënjeshtrat) të cilën e cilëson si frikacake. Më tutje, Cardi shpjegon se i gjithë revoltimi i saj ka një arsye madhore:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

PERIOD.

A post shared by CARDIVENOM (@iamcardib) on

“Të kam lënë të flasësh dokrra për mua!! Por kur ti përmend fëmijën tim apo bën komente për aftësitë e mia për t’u kujdesur për vajzën, këtu s’mban më. Kam punuar fuqishëm dhe kam arritur shumë larg për të lënë njeri të tallet me suksesin tim. K*rvat i thonë të gjitha këto nëpër këngët e tyre, por në jetën reale janë frikacake.”

Shenja e parë e një marrëdhënieje të tensionuar u pa në mars të 2017- ës kur Nicki pëlqeu një koment poshtërues në Instagram ndaj Cardi- t. Më pas filluan diss- et, deklaratat thumbuese që çuan deri në përplasjen fizike të disa orëve më parë.

MOS I HUMBISNI