Bota

Tajfuni më i madh në 25 vite: Të vdekur dhe qindra të plagosur në Japoni

5 Shtator 2018

Tajfuni më i madh në 25 vite: Të vdekur dhe qindra të

Një tajfun i fuqishëm është përplasur mbi Japoninë perëndimore këtë të martë, duke shkaktuar reshje të rrëmbyeshme shiu, përmbytje në aeroportin kryesor ndërkombëtar të rajonit, si dhe erëra aq të fuqishme sa përplasi një çisternë, ndërpreu qarkullimin rrugor e ajror, si dhe la mijëra persona të bllokuar.

Stuhia ka shkaktuar të paktën 6 viktima. I pagëzuar me emrin “Jebi”, tajfuni i cili raportohet si më i fuqishmi që godet Japoninë që prej vitit 1993 (25 vite) u zhvendos drejt veriut në ishullin kryesor Honshu, e më pas doli në detin e Japonisë.

Tajfuni më i madh në 25 vite: Të vdekur dhe qindra të

Një çisternë prej mbi 2500 tonësh që po ankorohej u përplas me njërin krah të urës që lidhte aeroportin me territorin tokësor të Japonisë, duke dëmtuar urën dhe duke e nxjerrë jashtë përdorimi, e gjithashtu duke lënë rreth 3.000 pasagjerë të bllokuar në aeroport, sipas zyrtarit të Ministrisë së Transporteve, Mitsuo Nakao.

Tajfuni më i madh në 25 vite: Të vdekur dhe qindra të

Më shumë se 700 fluturime u anuluan, ndërkohë që trenat e shpejtësisë së lartë pezulluan udhëtimet nga Tokio drejt Hiroshimës, për t’u nisur pjesërisht në një moment të dytë të pasdites së të martës, kur tajfuni u largua nga rajoni në fjalë.

Tajfuni më i madh në 25 vite: Të vdekur dhe qindra të

Stuhia shkaktoi edhe ndërprerje të energjisë për qindra e mijëra shtëpi, duke mbyllur shkollat, dyqanet dhe fabrikat pranë Osakës, qyteti i dytë më i madh i Japonisë dhe një qendër e madhe biznesi. Më shumë se 1.6 milionë banorë mbetën pa energji elektrike në Osaka, Kyoto dhe 4 prefektura të tjera fqinje.

Marrë nga Top Channel