Showbiz dhe TV

Bora Zemani largohet nga Digitalb: Ish- velina e ‘Fiks Fare’ që do ta zëvendësojë

3 Shtator 2018

Bora Zemani largohet nga Digitalb: Ish- velina e ‘Fiks Fare’ që

Pas një muaji që përflitej se Bora Zemani do të shkëputej nga Digitalb pas konflikteve që kishte patur me drejtuesit, moderatorja e konfirmoi largimin në gusht, në ''Pushime on Top’’.

“Unë kam kaluar tre vite shumë të bukura, tre vite fantastike në Digitalb, por prej sezonit të ri do të jem diku tjetër. Do të më mungojë gjithçka atje, njerëzit dhe miqësite. Kanë qenë tre vite shumë të bukura për mua.”

Vetëm disa orë më parë është zbuluar se cila do ta zëvendësojë Zemanin këtë sezon. Bëhet fjalë për ish- velinën e Fiks Fare, Gea Brahën. Vetë kjo e fundit ka postuar në Instagram një foto ku shkruan:

Bora Zemani largohet nga Digitalb: Ish- velina e ‘Fiks Fare’ që

''Bashkë do të shihemi në Bar Skedina. Falenderoj Digitalb që ma besoi këtë format.’’

Zemani nga ana tjetër po lë një emision futbolli për të vazhduar sërish me një të tillë, njësoj si në tre vitet e shkuara.

''Që nuk do të drejtoj emision me përmbajtje politike, kjo është e sigurtë.’’ është shprehur vetë ajo për ''Top Arena’’.