Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2018: Dashi dhe Demi

1 Shtator 2018

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2018: Dashi dhe Demi

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2018: Dashi dhe Demi

I dashur Dash, ke vrapuar me shpejtësinë e erës gjithë këtë kohë, por edhe ti, lepurushi më energjik i zodiakut, ke nevojë për pushim. Fillove ta kuptosh këtë në fund të muajit të kaluar, me Hënën e Plotë te Peshqit. Marsi, planeti juaj sundues, e ka të pamundur t’ju japë një shtysë këto ditë. Do të duhet të vijë fillimi i tetorit që Marsi të kthehet me fuqinë e tij të plotë.

Ndërkohë, në shtator, do të ishte mirë të fokusoheni në të shkruarën, të rregulloni gabimet në punët e mëparshme, të sfidoni hamendësimet vetëm për të bërë avokatin e djallit për një koleg apo miqtë tuaj. Java e parë e shtatorit do të kalojë shumë ngadalë, kështu ju do të mund të planifikoni hapat e radhës.

Në datën 9, projektet e punës do të shtohen dhe duhet të jeni të përgatitur. Neptuni do të jetë në anë të kundërt me Diellin, por duke qenë njëkohësisht në harmoni me planetet e tjerë, do t’ju inkurajojë të merrni rreziqe në projektet tuaja.

Një trekëndesh i artë do të shfaqet në horizont, duke lidhur Saturnin (përgjegjës për një titull më të lartë në karrierën), me Mërkurin (lajme dhe mundësi të reja) dhe me Uranin (surprizat), në Shtëpinë e të Ardhurave.

Më shumë para do të vijnë drejt jush, si pasojë e një pune të shkëlqyer që po bëni në një projekt. Dy ditet më të arta do të jenë 11 dhe 12 shtator, kështu që përdorini për ngritje në detyrë, biseda në lidhje me financat apo prezantime të ndryshme. Këto ditë janë të mrekullueshme edhe për të vepruar për shëndetin apo fitness-in.

Një marrëdhënie (me shumë mundësi romantike) do të jetë tema e diskutimit në 24 shtator. Kështu mund të dëgjoni lajme që lidhen me një bebe ose një fëmijë të vogël.

Cfarëdo që do të ndodhë në këtë Hënë të Plotë të 24 shtatorit, do të testojë dëshirën tuaj për të marrë përsipër përgjegjësi në jetën personale. Por nuk lihet mbrapa edhe përgjegjësia në punë.

Ne përgjithësi, shtatori do të jetë një muaj i zënë me shumë veprimtari; gjëra të mira do të vijnë para jush. Dil atje jashtë dhe shih cfarë është më e mira për ty!

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2018: Dashi dhe Demi

Me afrimin e muajit të kaluar, ju u mbështollët nga një gjendje romantike. Hëna e Plotë e gushtit ndezi Shtëpinë tuaj të Miqësisë dhe Ngjarjeve Festive, kështu që me shumë mundësi morët pjesë në ndonjë ngjarje festive që bëri bashkë shumë njerëz të lumtur. Me hyrjen e shtatorit, ju do të jeni të relaksuar dhe me fare shqetësime.

Do të jeni të etur për më shumë argëtim social, këtë herë në një anë shumë romantike dhe private. Hëna e Re mbështetëse do të vijë më 9 shtator dhe do të hapë një portë me shumë mundësi që zgjasin 10 ditë ose më shumë. Nëse keni nevojë për dashuri, bëni një përpjekje për të takuar njerëz të rinj, me shpresën se dikush mund të shndërrohet në një njeri “me interesa afatgjate romantike”. Kjo Hënë është e jashtëzakonshme pasi do të mbështesë çdo lëvizje. Mërkuri (lajmet), Saturni (stabilitet) dhe Urani (zhvillime të papritura) do të bëhen bashkë për të punuar në harmoni.  Ky trekëndësh suprem do të bëjë të mundur që një dashuri të shfaqet papritur.

Në krye të kësaj do të jetë planeti juaj sundues, Afërdita, që do të punojë me Saturnin për t’ju ndihmuar të gjeni dikë që dëshironi të kaloni kohën...për shumë gjatë. Po hyni në një sezon të ri; me një tjetër perspektivë për jetën, shkollën, mjedisin, punën, shtëpinë dhe shanset për romancë shtohen.

Nëse jeni në një lidhje, tani mund të nisni dhe ta konsideroni si diçka serioze lindjen e një fëmijë. Kalimi i Afërditës përmes Shtëpisë suaj të Martesës do të jetë një bekim për këtë muaj, që do ta bëjë marrëdhënien me partnerin të qetë dhe pozitive në çdo mënyrë.

Nëse jeni njeri kreativ, kjo Hënë e Re e 9 shtatorit do të jetë një rast i mirë për të shfaqur talentet. Mund të merrni dritën jeshile për nisjen e një projekti të ri, të krijoni ide fillestare në lidhje me detaje të ndryshme. Mendimi mund t’ju vijë më mirë i ideuar përmes një frymëzimi virtual ose letrar.

Gjithashtu udhëtimi në një vend të largët do të jetë frymëzues, sidomos në datën 10 dhe 11 shtator. Por nëse keni nevojë të qëndroni në shtëpi, mund të merreni gjithashtu me punë të rëndësishme që kanë të bëjnë me përfitime të mëdha jashtë shtetit. Këto data do të jenë të shkëlqyera për të avancuar në çështjet e arsimit universitar, projektet që përfshijnë median, mjekësinë dhe ligjin.

18 shtatori do të jetë një pikë e vështirë e muajit, ku Marsi (veprim) në sektorin e karrierës do të jetë në kundërshtim me Uranin (zhvillimet e paparashikuara). Kjo ditë do të jetë e mbushur me tension dhe mund të mundoheni për të biseduar me një klient apo me shefin. Është një ditë ku duhet të tregoheni të qetë dhe të largoheni nga zjarri. Bëni çmos që t’i planifikoni këto takime të ngjashme më herë, gjatë javës së 10 shtatorit.

Hëna e Plotë e 24 shtatorit do të shënojë një moment serioz të muajit, kur Saturni, planeti mësues, do të jetë në vështirësi me Diellin dhe Hënën e plotë të kësaj dite. Kjo gjë këshillon se në fund është koha për të pranuar atë që nuk mund të ndryshohet dhe të fokusoheni në fushat në të cilat mund të përmirësoheni. Mund të ndjeni energji të ulët, pra në këtë pikë dhe të keni nevojë për pushim. Bëni çmos që t’i përfundoni veprimet më të rëndësishme të muajit më parë, në mënyrë që të mund të pushoni më pas.

Njëkohësisht, një situatë në shtëpi ose familje mund t’ju shtyjë të ndiheni më të lodhur. Saturni do të “sqarojë” që t’jua lehtësojë pak kompleksitetin që do t’ju rrethojë. Marsi, planeti i veprimit, do të jetë në një kënd të mirë me Diellin dhe Hënën. Kështu puna dhe përparimi në karrierë do të jetë një strehëz e mirë ku do të drejtoheni gjatë ditëve të vështira.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.