Po e lëmë pak pas dore dramën mes Travis Scott, Nicki Minaj, Kylie Jenner dhe Stormi-t, për t’ju përcjellë lajme të tjera po aq të rëndësishme: Mesa duket, Kylie dhe Travis kanë kohë që flasin për martesën.
Një burim foli për Entertainment Tonight dhe tha se dyshja vërtet po merr në konsideratë martesën, por tani për tani, më me rëndësi është që t’i bëjnë gjërat me radhë. Burimi shtoi: “Kylie dhe Travis janë të pandashëm, dhe Stormi i afron gjithnjë e më shumë.”
Për më tepër, Kris Jenner është fansja e tyre më e madhe: “Kur Kris sheh Kylie-n dhe Travis-in bashkë, është e bindur që janë në rrugën e duhur,” shpjegon burimi.
Është e qartë që Kylie dhe Travis vdesin për njëri-tjetrin. Fundja ai i bleu një Rolls Royce për ditëlindje dhe ajo iu bashkua me të bijën në turne.
Ndoshta martesa s’është ide e keqe.