YouTube-i ka hequr trailerin provë të filmit “The Nun”, për shkak se njerëzve u është dukshëm shumë i frikshëm. Ndonëse njerëzit janë mësuar me videot e filmave horror, filmi i cili do të jepe këtë shtator, duket se ka patur skena me përmbajtje gati shokuese.
“Ne e vlerësojmë diversitetin dhe respektin për të tjerët, prandaj edhe përpiqemi të shmangim videot që mund të jenë ofenduese apo të frikshme për përdoruesit tanë.”- kështu janë shprehur përfaqësues të YouTube-it në një deklaratë.
Gjithsesi, traileri i thriller-it është hedhur sërish dhe kushdo mund ta shohë, vetëm kujdes: Mund të jetë më e frikshme nga ç’kishit menduar!
Traileri i parë i këtij filmi doli në filim të vitit.
Kur një murgeshë e re e mbyllur në një kishë të Rumanisë vret veten, një prift me një të kaluar të errët dhe vajzë në prag për tu bërë murgeshë, dërgohen nga Vatikani për të hetuar. Duke rrezikuar jo vetëm jetën, por edhe besimin e shpirtrave të tyre, bashkë do të zbulojnë sekrete të tmerrshme.
Filmi, për të cilin komentet kontraversiale kanë nisur që tani, do të shfaqet nëpër kinema që prej 7 shtatorit.