Celebrity

Stormi, gjashtë muajshe, po kalon sherrin e saj të parë publik

22 Gusht 2018

Stormi, gjashtë muajshe, po kalon sherrin e saj të parë publik

Të dielën, Nicki Minaj akuzoi Travis Scott se e kishte arritur padrejtësisht vendin e parë në Billboard me albumin e tij "Astroworld". Dhe sipas saj, kjo po pengon albumin e saj, "Queen", të marrë vëmendjen që meriton. Ajo iu drejtua publikisht reperit dhe i tha se shiste rroba në vend të albumeve. Futi dhe Kylie-n në këtë mes dhe tha se Travis është i suksesshëm sepse ajo përdor vajzën e tyre për ta promovuar.

Pasditen e djeshme, Nicki i mëshoi akoma më shumë atyre që tha për Travis në një episod të emisionit të saj "Queen Radio" në Apple Music.

“E dua Kylie-n, e dua Kim-in, në fakt i dua të gjithë,” tha Nicki.

“E di që mendoni se mes meje dhe Stormi-t ka plasur sherri,” tha ajo duke qeshur. “Po, ka plasur. Deri këtu erdhën punët. Unë kundër Stormi-t. Jemi rivale tani.”

Stormi, gjashtë muajshe, po kalon sherrin e saj të parë publik

Më pas, vijoi me të tjera sulme ndaj Travis. “Unë ia nis nga fillimi. Ndërsa ai, shet rroba dhe mendon se shet muzikë.”

Nicki, Travis dhe Kylie ishin të gjithë nën të njëjtën çati parmbrëmë, në ceremoninë e MTV VMA. Kylie dhe Travis supozohej të uleshin mbrapa Nicki-t, por vendosën të zhvendoseshin në anën tjetër të sallës në moment të fundit. Stormi nga ana tjetër, e kaloi mbrëmjen në shtëpi.