Nutricionistja e njohur Diola Dosti Baftiu ka shpërndarë në profilin e saj në Facebook një video ku shfaqet duke kërcyer me bashkëshortin, 10 minuta para se të lindte.
“Ai momenti kur gjinekologu qëllon të jetë burri yt dhe kërcimtar i zoti. Lëvizjet e tilla ndihmojnë në qetësimin psikologjik dhe lindje më të shpejtë. Theksoj janë ushtrime të bëra 10 minuta para lindjes së vajzës sonë të tretë. Faleminderit doktor obstetër/gjinekolog Dardan Baftiu” shkruan Dosti.
Videoja ka tërhequr vëmendjen e mjaft portaleve dhe jo më kot. Nisur nga ç’jemi mësuar, Diola na sugjeron që para se të përgatitemi për të sjellë një fëmijë në jetë, të ndezim pak muzikë dhe të ndjejmë ritmin.
Lindja e një bebushi s’ka qenë kurrë më parë kaq qejf!