Showbiz dhe TV

Për herë të parë në Shqipëri: Unikkatil, reperi legjendar ndez skenën në Durrës!

5 Gusht 2018

Për herë të parë në Shqipëri: Unikkatil, reperi

Pas 2 vitesh mungesë, reperi legjendar nga Kosova, Rebel a.k.a Unikkatil, është kthyer fuqishëm në muzikën shqiptare.

 

A post shared by Jonathan (@jonathanlynx34) on

Me bileta që nisnin nga 15 e shkonin deri në 200 euro, ai mbajti një koncert mbrëmjen e djeshme në stadiumin ''Niko Dovana’’ në Durrës.

Për herë të parë në Shqipëri: Unikkatil, reperi

Për herë të parë në Shqipëri: Unikkatil, reperi

 

A post shared by Jonathan (@jonathanlynx34) on

Mbrëmbja nisi nën performancën e reperit më të ri të muzikës shqiptare, pjesë e ''The Bloody Alboz’’, grup i themeluar nga Unikkatil (Viktor Paloka) – Don Phenom. Djali nga Shkodra që nisi karrierën me repin underground në New York, ndezi skenën për t’ia lënë më pas vendin anëtarëve të tjerë të grupit.

Për herë të parë në Shqipëri: Unikkatil, reperi

Pak para mesnatës, rreth orës 11, në skenë del Unikkatil, që performoi disa prej hiteve të tij ndër vite. Siç mund ta shihni edhe në videot e mëposhtme, fansa të shumtë të ardhur nga gjithë qytetet e Shqipërisë dhe Kosovës, por jo vetëm, këndonin në kor këngët e vjetra dhe ato të reja.

 

A post shared by Jonathan (@jonathanlynx34) on

''Nuk keni ardhur ju tek unë, kam ardhur unë tek ju’’, u shpreh ai për audiencën e pranishme në stadium.

 

A post shared by Jonathan (@jonathanlynx34) on

Për herë të parë në Shqipëri: Unikkatil, reperi

Ky i djeshmi ishte koncerti i parë i Unikkatilit në Shqipëri. Në fakt është koncerti i tretë i organizuar në të tilla përmasa. I pari u mbajt në Prishtinë në 2012-ën ku ishin të pranishëm diku tek 25 mijë fansa. Asokohe, lidhur edhe me faktin se biletat shkonin deri në 100 e ca euro, u cilësua si koncerti më i madh i realizuar ndonjëherë nga një artist shqiptar.

I dyti, u mbajt në prill të këtij viti në Zvicër, biletat e të cilit u shitën në kohë rekord.

 

Viktor ti njeri sje okej. ???????

A post shared by The Bloody Alboz (@the_bloody_alboz) on

Pak kohë më parë, për herë të parë Unikkatil u bë pjesë e listës së “Top Music Awards” me këngën “Ni Milion Rrugë”, ku u rendit në Top 100 këngët më të bukura të muzikës moderne shqiptare këto kohët e fundit. Menjëherë, falë votave të publikut, ai u rendit në vendin e 30. Megjithatë, sipas Top Channel, artisti kaloi 29 pozicionet dhe kënga e tij pa videoklip u rendit në vendin e parë.

Që prej asaj kohe, ''Ni milion rrugë'' qëndron përherë në Top5 e klasifikimit të javës

Për herë të parë në Shqipëri: Unikkatil, reperi

dhe ka mbledhur më shumë vota nga sondazhi për hitin e verës 2018, edhe pse e publikuar pa videoklip dhe me 0 marketing.

Për herë të parë në Shqipëri: Unikkatil, reperi

Kur vjen puna tek videoklipet, pa të cilat vështirë t’i mendojmë këngët sot, Unikkatili duhet se nuk ka aspak një marrëdhënie të mirë me to. Asnjë këngë e tij nuk është publikuar me videoklip edhe pse projektet gëzojnë disa miliona klikime. Madje edhe në bashkëpunimin e tij të parë me një reper jashtë grupit “TBA”, në këngën “Kryt Nalt” me 2po2, ai u sigurua që të mos dilte në videoklip.

Koncerti i djeshëm përfundoi pak pas mesnatës nën tingujt e brohorimave të tifozëve që mbushën stadiumin.

 

A post shared by Jonathan (@jonathanlynx34) on