Celebrity

Vetëvritet në moshën 32-vjeçare Zombie Boy, modeli që mahniti botën

3 Gusht 2018

Vetëvritet në moshën 32-vjeçare Zombie Boy, modeli që

Rick Genest, modeli i njohur si Zombie Boy (Djali Zombi), trupi i mbushur me tatuazhe të të cilit e ktheu në një muzë për Lady Gaga, Marc Quinn dhe një sërë dizajnerësh të tjerë, është ndarë nga jeta në moshën 32-vjeçare.

Ai u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Montreal. Raportohet se Genest u vetëvra. Lady Gaga iu drejtua Twitter-it: “Vetëvrasja e Rick Genest, Zombie Boy është tejet e dhimbshme. Duhet të punojmë më shumë për të ndryshuar kulturën, të sjellim shëndetin mendor në qendër të vëmendjes dhe të zhbëjmë stigmën rreth tij. Nëse nuk ndiheni mirë mendërisht, flisni me një mik a anëtar të familjes. Duhet të shpëtojmë njëri-tjetrin.” Modeli ishte pjesë e videos "Born This Way" të Lady Gaga-s, publikuar më 2011-n.

Stilisti i Gaga-s, Nicola Formichetti, i cili i përdori Genestin si model kur ishte drejtor kreativ i Thierry Mugler tha se ishte “absolutisht zemërthyer”. Ndërsa kompania që menaxhonte Genest, Dulcedo, u shprehën “të shokuar nga tragjedia.”

Vetëvritet në moshën 32-vjeçare Zombie Boy, modeli që

Genest u rrit në Montreal dhe filloi të bënte tatuazhe që 19 vjeç nga dora e artistit Frank Lewis. Me kalimin e kohës mbuloi gjithë trupin me tatuazhe, ku ai që binte më shumë në sy ishte kafka në fytyrë dhe truri i ekspozuar në skalp. Përveç Gaga-s dhe Formichetti-t, Genest ka modeluar për linjën e Jay-Z, Rocawear dhe mori pjesë në filmin e Keanu Reeves, "47 Ronin". Skulptori i njohur britanik krijoi një skulpturë të Genest në 2011-n.

Genest shpjegoi dukjen e tij në një intervistë në Wonderland Magazinë në 2012-n. “Koncepti i zombit përdoret shpesh si metaforë për largimin nga konsumerizmi. Rebelimi nga ky nocion qëndron në thelb të të qenit punk. Origjinat e zombive vijnë nga ditët kur njerëzit varroseshin të gjallë, kur murtaja sundonte jetën; ata ktheheshin nga ana tjetër të transformuar. Zombit, në shumë mënyra, përfaqësojnë një ksenofobi depërtuese. Unë në jetë, jam përjashtuar, urryer ose keqkuptuar.”