Celebrity

8 vjet pas ndarjes aktorja e thotë hapur: 'Isha e keqe dhe gabim kokë e këmbë!'

24 Korrik 2018

8 vjet pas ndarjes aktorja e thotë hapur: 'Isha e keqe dhe gabim

Nuk e dimë sa e mbani mend, por Mila Kunis ka patur një lidhje 8-vjeçare me Macaulay Culkin (nëse s’ju thotë gjë emri, është aktori që luan Kevin tek Home Alone). Ndonëse ka kaluar kohë e gjatë, e pyetur së fundmi çfarë ndodhi me ta, aktorja tregoi se fajtorja kryesore për ndarjen e tyre ishte ajo.

“Ishte kaq e gabuar ajo çfarë bëra unë.  I prisha unë të gjitha. Unë e bëra. Mu desh kohë për të kuptuar çfarë doja, çfarë pëlqeja dhe cili ishte misioni im në këtë botë.”

8 vjet pas ndarjes aktorja e thotë hapur: 'Isha e keqe dhe gabim

Kunis, nuk tha me saktësi çfarë ndodhi mes të dyve, por pranoi se kur kthehet tani pas në kohë kupton sa e keqe ka qenë gjatë asaj kohe të jetës së saj.

Madje, edhe ndarjen prej aktorit e përshkroi si të tmerrshme.

“Isha një budallaqe në të 20-at e mia dhe jam e para që po e pranoj. Mu desh pak kohë për ta kuptuar dhe për ta pranuar që po, paskam qenë e keqe.”- tregoi ajo.

8 vjet pas ndarjes aktorja e thotë hapur: 'Isha e keqe dhe gabim

Gjithsesi, 8 vjet pas ndarjes, inatet janë zbutur dhe secili vazhdon jetën e tij. Ajo është e martuar me Ashton Kutcher ndërsa ai është në një lidhje me Brenda Song.