Pavarësisht dashurisë sonë të përjetshme për xhinset, pse të mos eksperimentojmë sa më shumë me veshjet. Në këto ditë të nxehta mund t’i lini pak mënjanë xhinset (keni një dimër të tërë përpara për t’i veshur, pa merak!) dhe të ndryshoni rrënjësisht stilin tuaj.
Nëse jo xhinse, atëherë çfarë? Jua themi ne:
Pantallona lino
Ky material i freskët përputhet në perfeksion me këtë stinë. Do të keni një pamje të freskët dhe do bëni ndryshimin në mes gjithë të tjerëve.
Sportive
Mbasditeve vonë teksa shëtisni, një veshje shumë e rehatshme dhe e këndshme është kjo këtu: tuta dhe një crop top (bluzë e shkurtër) ose bluzë e thjeshtë sportive. Nëse kërkoni të dukeni më ekstravagante zgjidhni një palë me shkëlqim.
Serioze
Një palë të tilla i kombinoni fare mirë me një këmsihë të hollë të bardhë.
Opsione të tjera:
Pantallona me shumë xhepa
Ose ngjyra të shumëllojshme