Google Maps është një mjet fantastik kur vjen puna tek eksplorimi i mbarë botës nga rehatia e dhomës së ndenjies. Megjithatë, ka disa vende të cilat në Google nuk mundeni dot t’i shihni. Provoni të gjeni:
Baza Ajrore Volkel, Hollandë
Sipas dokumentave të lëshuara nga Wikileaks, Shtetet e Bashkuara pohojnë se furnizimet që nga Lufta e Ftohtë janë ende aty.
Helipuerto de Cartagena, Los Dolores, Spanjë
Nuk ka shumë informacione për këtë zonë, në të cilën në plan të parë duket sikur ka vetëm fusha boshe.
Roses, Spanjë
Këtu besohet të jetë baza e kontrollit të avionëve të 875-të të Forcave Ajrore të SH.B.A.-së dhe skuadrës paralajmëruese.
Byroja Kombëtare e Sigurisë, Tajvan
Kjo është selia e Byrosë Kombëtare të Sigurisë të Kinës, organizata kryesore e mbledhjes së informacionit të vendit.
Baza Ajrore e NATO-s Geilenkirchen, Gjermani
Ndonëse kjo bazë është e vlefshme në Google Maps, imazhi është krejt i paqartë.
Kufiri SHBA- Meksikë: Hudspeth, Texas, SHBA
Bëhet fjalë për një zonë që ndodhet në Texas dhe është në verilindje të kufirit meksikan.
Izrael
Ndonëse mund të shihni imazhe ajrore të Izraelit, kur ju kërkoni një pamje më të afërt të ndërtesave, ajo është shumë e paqartë. Kjo ndodh thuajse me shumicën e vendit në fjalë.