U bënë vite që mes Gentian Zenelajt dhe Julian Dedës flitet për një konflikt, arsyet e të cilit nuk kanë qenë kurrë të qarta. Sot, Zenelaj i ftuar në “Thumb” ka rrëfyer shkakun e vërtetë që prishi marrëdhënien mes dy ish-kolegëve.
Aktori i humorit tregoi se pakënaqësitë nisën që nga momenti kur Ermal Mamaqi u largua nga ‘Apartamenti 2xl’ dhe organizatorët donin që ai të zëvendësohej me Albano Bogdon.
“Gjërat kanë ndodhur dhe s’është mirë të jetosh me kufoma në dollap. Magjia u prish që pas largimit të Ermalit. Debatet filluan sepse donin të fusnin Albanon në vend të Ermalit, por vendin e Ermalit e ka vetëm ai. Nëse një ditë do të ketë “SHBLSH, ata do të jenë Gentian Zenelaj, Julian Deda dhe Ermal Mamaqi. Asnjë tjetër.”- u shpreh Genti.
Ndër të tjera, ai rrëfeu se një tjetër arsye ishte edhe televizioni.
“Isha i lodhur me televizione ku paguhesha pak. Isha i lodhur me televizione ku paguhej rroga. E pash veten 10 vjet në ekran dhe s’isha i zoti të paguaja kredinë.
Pastaj erdhi Agon Channel. U kërkova të ngelemi miq, 2 vite kalojnë shumë shpejt. Nuk e panë ashtu, Më thanë o me ne o me ata. Unë vazhdova jetën time, ata të tyren.”- përfundoi ai.