Në dasmën mbretërore, Meghan Markle na kujtoi një model fustani që e kishim harruar, atë me rrip në qafë. Kaq bukur i rrinte veshur dukeshës, sa që prej 19 majit fustani është kthyer në trend.
E njohur për shijen e rafinuar, Markle dukej shumë klas teksa mbante veshur fustanin e bardhë nga Stella McCartney.
Në fakt një model i tillë ka aftësinë t’ju tregojë të mbajtura dhe të veshura shtrenjtë.
Nëse keni një event të rëndësishëm kombinimi i këtij modeli me materialin saten është fantastik.
Ndërkohë gjatë paradites mund të zgjidhni copa më të freskëta dhe me printe.
Fustan ose jumpsuit (trupore), atë e zgjidhni ju.
Ndërsa mbrëmjeve vonë, një fustan i tillë i shkurtër është zgjedhje e zgjuar.