Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2018: Shigjetari dhe Bricjapi

3 Korrik 2018

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2018: Shigjetari dhe Bricjapi

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2018: Shigjetari dhe Bricjapi

Një reduktim në të ardhurat tuaja ju ka bërë ta nisni paksa të tensionuar korrikun. Hëna e plotë e 27 qershorit ju ‘detyroi’ të nisni muajin duke bërë disa manovrime me paratë; si përshembull të merrni para nga Peter për të paguar Paul-in.

Gjithsesi, në momentin kur do të mendoni se humbët gjithçka, një marrëveshje e bërë në 5 korrik do t’ju qetësojë nervat dhe do të gjeneroni para, që të paktën kreditorët tuaj të jenë të lumtur. Dita juaj me fat është gjithashtu 5 korriku, pasi falë bashkëpunimit të Diellit me Jupitërin do të shihni sa mbështetje financiare do të keni; ndoshta nga dikush që beson shumë tek ju. 

Po e njëjta ditë do të jetë e sigurtë edhe për ndonjë ndërhyrje kirurgjikale.

Edhe pse në fillim të muajit do të nxirrni para, sfidat tuaja me financat nuk kanë mbaruar. Nje test tjetër për t’ju provuar sa të zotë jeni të fitoni para do t’ju bëhet në 12 qershor. Do të triumfoni, pasi nuk është hera e parë që ndesheni me diçka të tillë.Mos harroni që një dorë e mirë ndihme mund t’ju vijë nga dikush që qëndron në hije, sigurisht falë fatit që do t’ju sjellë Jupiteri. Nëse jeni në proçes divorci përgatituni që diskutimet të vazhdojnë gjatë.

Eklipsi i fundit i 27 qershorit do të fokusohet në shtëpinë tuaj të 3-të; atë të marrëveshjeve dhe kontratave, por deri në fund të këtij muaji s’duhet të firmosni asnjë letër. Mërkuri është në prapavijë deri në 18 gusht, kështu që nuk është mirë të mbyllni marrëveshje gjatë kësaj kohe.

Kushtet mund të ndryshojnë shpejt falë efekteve që lënë eklipset, por në këtë pikë ju do ta keni të vështirë të përcaktoni drejtimin e kujt ngjarjeje duhet të merrni.

Gjithashtu nuk është koha as për të blerë pajisje elektronike, por nëse ju duhet patjetër një e tillë blijeni këtë javë.

Marsi, planeti që ndihmon energjitë dhe guximin tuaj do të jetë gjithashtu në prapavijë, prandaj gjërat duken paksa të vështira. Duhet të gjeni mënyra të reja për ta bërë punën më efektive. Për iniciativa të mëdha dhe të suksesshme bëni durim deri në shtator.

Në javën e fundit të korrikut  do të shkoni në një vend që e keni dashur gjithmonë, por keni vite pa shkuar. Shfrytëzojeni shansin dhe kënaquni njësoj siç keni bërë dikur!

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2018: Shigjetari dhe Bricjapi

Ndonëse Dielli juaj i lindjes është pothuajse 6 muaj larg, korrikun mund ta konsideroni si ‘dimrin’ tuaj pasi si Bricjap që jeni do t’ju mungojnë ngrohtësia e rrezeve të diellit tuaj. Për të qenë më të qartë; duhet të afroheni me të tjerët, të punoni me qejf në grup dhe të jepni mbështetje emocionale, financiare dhe praktike të tjerëve.

Kjo është arsyeja pse në korrik do të jeni të fokusuar vetëm tek një partner i cili është shumë i rëndësishëm për ju. Ky njeri mund të jetë pjesë e jetës suaj dashurore apo në biznes. Sidoqoftë, keni bërë me njëri-tjetrin një marrëveshje serioze.

Përsa i përket fnancave do t’ju duhet të mbani disa shënime. Keni për të shlyer disa detyrime ashtu siç keni njerëz përreth që nuk ju kanë dhënë paratë e premtuara.

Hëna e plotë e këtij muaji ju ka bërë të mendoni çfarë doni nga vetja dhe partneri juaj dhe çfarë prisni të merrni në klëmbim.

Ky muaj do të jetë i mirë për ju nëse keni plane për tu fejuar apo për të marr një tjetër hap.Vetëm kini parasysh diçka; nëse doni të bëni një kontratë paramartesore me partnerin tuaj, bëjeni që tani. S’është ide e mirë t’i bëni këto muhabete një natë para martese.

Jemi në një periudhë ku planetet po lëvizin në mënyrë të çmendur kështu që është e kuptueshme që të ndiheni të pasigurtë. 1 gushti do të jetë ditë e vështirë për financat tuaja, kështu që s’duhet të hidhni asnjë firm. Pushimet bëni mirë t’i merrni në fillim të këtij muaji, por kthehuni në fund të këtij muaji kur të ndodhë eklipsi i 27 korrikut.

Afërdita në Virgjëreshë  është në përputhje me Diellin në Bricjap kështu që është koha për tu kënaqur. Mund të udhëtoni të sigurtë edhe pse Mërkuri është në prapavijë për aq kohë sa nuk harroni të merrni syzet e plazhit, tabletat dhe kuletën.

Gjëja më e mirë që mund të bëni këtë muaj është të shtyni datën e nxjerrjes së një produkti apo shërbimi të ri, deri në shtator. Mund të bëni testime dhe sondazhe, por vetëm kaq.

Universi po ju jep leje që t’a merrni me qetësi axhendën tuaj të korrikut. Me Saturnin në shenjën tuaj, do të ndjeni paksa presion. Silluni mirë me veten tuaj.