Para pak javësh Elvana Gjata publikoi hitin e saj të radhës me titull “Ku vajti. Një këngë me ritme verore e shoqëruar nga një videoklip që e çonte performancën dhe kërcimin e një klipi në një tjetër nivel.
Sot në “Jo vetëm modë” në Tv Klan ka qenë koreografi i klipit Albi Nako, ai kë ka rrëfyer disa prapaskena nga xhirimet dhe momentet e punës.
Ai ka shpjeguar idenë e koreografisë dhe është ndalur tek rrezikshmëria e lëvizjeve që këngëtarja dhe balerinët kanë ekzekutuar.
“E gjithë krijimtaria këtu ishte një rastësi, gjërat e bukura vijnë nga rastësia. Edhe hedhja edhe kapja tek fyti, mund ta nis më shumë tek ajo pjesa e fytit sepse "Ku vajti" është ku vajti dashuria. Normalisht njeriu në jetë ka peripecira të ndryshme ka edhe zgjedhje të lumturisë së vet. Dhe kishte shmangje mes balerinëve që përfaqësonin dashuritë edhe njërëzit. Ishte një dorë rastësore e një djali që e mbajti atë pa dashje dhe vetëm nga ajo gjë lindi rastësia e atij detaji që ishte shumë i bukur dhe i dhashë edhe një replay detajit.”
Kështu e ka shpjeguar koreografi detajin e kapjes nga fyti, që bashkë me hedhjen u bë detaji identifikues i këtij klipi.
“Sigurisht dhe pjesa e hedhjes, që është dërrmuar. Hedhja ishte aq sa e theshtë në gjuhën e baletit po aq spikati edhe tek videoklipi. Ajo vajzë mund të dëmtohej ose mund t’i prisheshin tiparet se një hedhje e tillë, aq lart e të pritesh nga një distancë, poshtë nga balerinët ka grimasa që njeru reagon edhe me sy, është ajo që quhet shembje, si të shembesh mbas murit. Fytyra e saj në mënyrë perfekte e qetë! Sikur të ishte e animuar sesa të ishte qenie e gjallë.”
Kështu e ka shpjeguar Albi Nako momentin e hedhjes.
Epo nuk qenka aspak e lehtë të realizosh një koreografi të tillë... Albi sapo na tregoi më së miri peripecitë që paska kaluar Elvana!