Make-Up

Shtatë fondatina shumë mbuluese për çdo lloj lëkure

29 Qershor 2018

Shtatë fondatina shumë mbuluese për çdo lloj lëkure

Grimi që nuk duket si grim është i këndshëm, ndonjëherë. Është gjithnjë i këndshëm për ata që janë bekuar me lëkurë të lëmuar, të shkëlqyeshme, pa një puçërr të vetme në gjithë vitet e jetës. Lum ju!

Pjesa tjetër e popullsisë duhet t’i drejtohet fondatinave mbuluese. Për fat të mirë, s’kemi pse përdorim më formula të trasha që duken si maska mbi lëkurë. Njihuni me shtatë fondatina shumë mbuluese, që fshehin puçrra, shenja të errëta, të kuqe, të çara, me një shtresë të hollë.

Për lëkurë mikse – Estée Lauder Double Wear Stay-in-Place Makeup, $42

Shtatë fondatina shumë mbuluese për çdo lloj lëkure

Nëse faqet i keni të thata, por zona T shpërbëhet në lëng gjatë ditës, provoni këtë fondatinë kremoze, por jo të yndyrshme, që thahet semi-mat.

Për lëkurë të prirur të formojë akne – Fenty Beauty Pro Filt’r Soft Matte Foundation, $34

Shtatë fondatina shumë mbuluese për çdo lloj lëkure

Me dyzetë nuanca, kjo fondatinë nga vetë dora e Rihanna-s mund të mbulojë çdo puçërr, shenjë a diskolorim të mundshëm në lëkurë pa u dukur si maskë e tharë.

Për lëkurë normale – Lancôme Teint Idole Ultra Long Wear Foundation, $47

Shtatë fondatina shumë mbuluese për çdo lloj lëkure

Kjo fondatinë është e butë, kremoze, mat, por jo e sheshtë. Mund të qëndrojë për plot 15 orë në lëkurë pa dhënë shenja plasaritjeje.

Për lëkurë të yndyrshme – Tarte Amazonian Clay 12-Hour Full Coverage Foundation, $39

Shtatë fondatina shumë mbuluese për çdo lloj lëkure

Tarte përfshiu argjilë nga Amazona në përbërjen e kësaj fondatine në mënyrë që kur lëkura juaj të yndyroset, argjila ta thithë menjëherë dhe lëkura të qëndrojë mat.

Për lëkurë që rripet – Revlon Colorstay Whipped Créme Makeup, $13

Shtatë fondatina shumë mbuluese për çdo lloj lëkure

Kjo fondatinë qëndron midis kremit dhe pudrës, shpërhapet lehtësisht në lëkurë dhe nuk ngjit mbi zonat e thata apo të rrjepura.

Për lëkurë pa shkëlqim – Charlotte Tilbury Magic Foundation, $44

Shtatë fondatina shumë mbuluese për çdo lloj lëkure

Fondatina opake e Charlotte Tilbury i jep lëkurës shkëlqëim që i mungonte me anë të acidit hialuronik dhe ekstraktit të kërpudhave. Nga përdorimi në përdorim, edhe ngjyra do të zbardhet.

Për lëkurë të thatë dhe të ndjeshme – Clinique Super City Block BB Cushion Compact Broad Spectrum SPF 50, $35

Shtatë fondatina shumë mbuluese për çdo lloj lëkure

Ndoshta nuk është fondatina më mbuluese në këtë listë, por lëkurat e thata se përballojnë dot një formulë të plotë mat gjithsesi. Përmban SPF 50 dhe antioksidantë për të luftuar irritimin. Mund të shtresëzoni disa aplikime pa u dukur keq.