Lajmi se Blendi Fevziu mund të lërë Klan-in për tu transferuar në Top Channel, bëri bujë të madhe mediatike, derisa pak ditë më parë, mësuam se vendimi përfundimtar i moderatorit ishte të qëndronte në TV Klan.
Ndërsa sot, i ftuar në programin “360 gradë” në Ora News, Fevziu zbuloi disa nga arsyet që e shtynë drejt një vendimi të tillë.
“Ka qenë zgjedhje emocionale, jo racionale dhe zgjedhje të tilla janë shumë të vështira. Do të vazhdoj në një vend që edhe pse ka probleme të vogla, sherre të brendshme, si kudo tjetër, ke krijuar stabilitet.”
Ndër të tjera, ai tregoi gjithashtu se mendimi për të kaluar në televizionin konkurrent ishte ideja e një projekti që mund të dukej më interesant në Top Channel.
“Nuk mund të largohesha nga Klani sepse kisha “një problem” moral me Frangajn, doja ta mbyllja me një lloj mirëkuptimi, për t’i thënë që e përmbusha një cilëk 20-vjeçar. Unë isha mirë dhe komod në Klan. Kisha një projekt që më dukej më interesant në Top, por nuk ika. Unë nuk kisha një shkak që doja të largohesha, kjo ishte një çështje që: unë kam një gjë më tërheqëse se këtu, por kaq.”- përfundoi ai.