E dashura e Mozzikut, Loredana Zefi, ka ndërmend t’i futet muzikës dhe e ka shumë seriozisht. Pak kohë më parë ajo surprizoi fansat duke i pyetur nëse dëshironin që ta shihnin me një projekt muzikor duke prezantuar pak nga kënga e saj e parë.
“Tani është radha e gruas po thonë. Në datë 15 bëhuni gati. Loredana – Sonnenbrille”, shkruan me humor Mozzik.
Loredana ka jetuar prej kohësh në Gjermani dhe projekti "Sonnenbrille" (Syze dielli) mendohet të jetë i gjithi në gjermanisht, por s’do të ishte çudi nëse do të përfshiheshin edhe disa pjesë në shqip.
Përveç partner në jetë, të cilët mendohet se janë në pritje të një bebushi, Loredana dhe Mozzik do të jenë tashmë edhe partner në muzikë. Presim duetin.