Pasi keni provuar kaq e kaq herë pozicionin e misionarit dhe doggy style, ndoshta ka ardhur koha për të provuar disa pozicione të tjera, të cilat do ta çojnë marrëdhënien tuaja në një tjetër nivel. Mbani shënim menjëherë.
Pozicioni “X” ose i njohur ndryshe si “Criscross” kërkon lëizje të ngadalta dhe të vazhdueshme. Thjesht shtrihuni përballë njëri-tjetrin dhe kaloni këmbët duke formuar shkronjën X. Me lëvizjet e ngadalta ndihmoni partnerit që të shkojë më thellë në mënyrë që të stimulohet sa më shumë kënaqësia.
“Zjarri fitues” është pozicioni i radhës, nga i cili mund të keni ndonjë ngërç tek qafa, ndaj bëni kujdes dhe mos thoni që s’ju thamë. Një pozicion i tillë e lejon partnerin të depërtojë më thellë. Gjithashtu kujtojini vazhdimisht që të mos ushtrojë shumë presion mbi pjesën e sipërme të trupit në mënyrë që të mos keni vështirësi.
Pozicioni “Gjevrek” kërkon që partneri të qëndrojë në gjunjë, ju të mbyllni një këmbë rreth belit të tij ndërkohë që ai ulet sipër jush.
“Merimanga” është një tjetër eksperiment që duhet ta provoni për kënaqësi më të madhe. Vendosuni si në foto-ilustrimin e mëposhtëm. Një pozicion i tillë lejon që lëvizjet të kontrollohen nga të dy për të krijuar një ritëm të çmendur.
I fundit është pozicioni “Pirun”, i cili kërkon që të shtriheni të dy në një anë; ju në shpinë, ndërsa partneri sipër jush. Në këtë rast është ai që ka frenat në dorë për gjithë situatën, ku ndër të tjera do të shpërblehet edhe me një pamje të trupit dhe veçanërisht të fytyrës suaj. Duart lërini të lira për të ekspliruar trupin e njëri-tjetrit.
Burimi: Women’s Health