Siç është bërë tashmë zakon, evenimente të tilla si Kampionati Botëror i Futbollit shijohen me miqtë, në ambiente të hapura ku atmosfera është fantastike. E njëjta gjë do të ndodhë edhe përgjatë 1 muaji në Tiranë, por edhe në shumë qytete të tjera, ku sheshet kryesore do të transformohen në mënyrë që të gjithë të shijojnë ndeshjet në ekranin e madh.
Në një intervistë pak para fillimit të garave ''Rally Albania'', garë ku 180 sportistë nga 15 vende të ndryshme të botës do të garojnë për 7 ditë, nga veriu në jug të Shqipërisë, të cilët startuan sot në Tiranë për të prekur gjithë pasuritë natyrore të vendit tonë, Erion Veliaj u shpreh kështu:
''Qyteti është bërë më i jetueshëm, thuajse në çdo shesh ka diçka. Në sheshin ''Skënderbej'' po përgatisim një arenë të madhe sportive për Kampionatin Botëror.’’
Pra, nuk na mbetet gjë tjetër veçse në 14 qershor e deri në 15 korrik, të veshim fanellat e skuadrës së zemrës e të shijojmë me miqtë ndeshjet në qiell të hapur. Për kë bëni tifo?