Në rregull, mbase është e nevojshme t’jua kujtojmë se Meghan Markle ka qenë edhe më parë e martuar.
Vetëm dy javë pas dasmës mbretërore ish- i i Meghan i ka propozuar për martesë të dashurës së tij aktuale. Ajo ka pranuar dhe me shumë mundësi, çifti do të presë së shpejti datën e dasmës.
Sipas atyre që thuhen lart e poshtë, asgjë nuk është rastësore dhe ish-i i Meghan e ka ndërmarrë këtë hap vetëm për t’i treguar asaj që në fund të ditës edhe ai është i lumtur raporton Metro.uk.
Gjithësesi, të gjithë po shpresojnë që Meghan të ketë aq kohë sa për të marrë vesh këtë lajm për ish- bashkëshortin.
Megan Markle dhe ish- bashkëshorti i saj Trevor Engelson qëndruan të martuar për dy vite dhe ishte pikërisht Meghan ajo që kërkoi divorcin, duke e lënduar kështu së tepërmi Trevor- in.