Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2018: Shigjetari dhe Bricjapi

1 Qershor 2018

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2018: Shigjetari dhe Bricjapi

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2018: Shigjetari dhe Bricjapi

Diçka shumë e rëndësishme për ju do të arrijë në përfundim këtë muaj. Teksa nis qershori, Afërdita, Neptuni dhe Jupiteri do të krijojnë një trekëndësh harmonie dhe bukurie. Ky bashkëpunim i rrallë i tre planeteve do të t’ju ngrejë humorin dhe do t’ju bëjë optimistë dhe me të drejtë. Ju presin gjëra të bukura në jetë.

Nëse jeni gati të martoheni me partnerin tuaj, dijeni se edhe partneri juaj është gati. Nëse jeni të martuar, do të bëni plane të mëdha bashkë që do t’ju afrojnë më shumë me njëri-tjetrin.

Nëse jeni beqarë dhe doni të pranoni një propozim në mes të qershorit, merreni me ngadalë. Mund të mos i shihni gjërat qartë. Gjithashtu, mund ta përdorni këtë energji për të bashkëpunuar me një agjent, publicist apo dikë të ngjashëm. Edhe në këtë skenar, tregohuni të kujdesshëm. Çfarë shihni para jush mund të mos jetë realiteti. Sa më pak ta njihni dikë, aq më e lehtë është ta idealizoni.

Lajmi më i madh i këtij muaji është që Marsi, planeti që ndikon në energjinë e gjithë veprimeve tuaja, është kthyer në shenjën e Ujorit.

Marsi do t’ju mbajë rrugëve, duke udhëtuar goxha, por jo jashtë shtetit, aty ku dëshironi. Nëse s'jeni beqarë, mund të jeni të përfshirë në një lidhje në distancë dhe do të udhëtoni sa andej këndej për të vizituar njeriun e zemrës. Ose klientët tuaj më të mirë ndodhen jashtë qytetit. Për një arsye ose një tjetër, do të udhëtoni goxha këtë muaj.

Nëse ju duhet të firmosni dokumenta, firmosini ditët e para të qershorit, ose më 19 qershor kur Mërkuri dhe Jupiteri të jenë në sinkron perfekt. Duket se do të negocioni goxha muajt në vazhdim, kështu që tregohuni të fortë dhe kini mendjen.

Në korrik dhe gusht, do të hasni vështirësi me klientët, të cilët do të ndërrojnë mendje shumë shpesh për çfarë duan. Faji është i Marsit i cili do të jetë në prapavijë nga 26 qershori më 27 gusht. Kjo nuk është një periudhë e volitshme për të bërë marrëveshje. Ato nëntë javë, nëse duhet të firmosni diçka, sigurohuni që avokati juaj t’i kopsisë gjërat mirë. Pasi Marsi të kthehet në vijë të drejtë, do të jetë sërish i fjetur për javë me radhë.

Puna e Marsit në grafikun tuaj është t’ju ndihmojë të konkurroni dhe t’ia dilni me sukes, por pa energjinë e Marsit do të vuani me efektet që dëshironi të arrini. Për të nxjerrë në treg një produkt a shërbim të ri, shtatori do të ishte më i volitshëm.

Më 22 qershor, një detyrë e papritur do t’ju sjellë një fluks të bollshëm parash.

Në fund të muajit, do të detyroheni të bëni shpenzime a pagesa të shumta. Faturat që duhet të paguani s’do të jenë të lehta. Sidoqoftë, mund të jeni me fat prej Uranit i cili do t’ju sjellë punë kreative dhe me to do të vijnë dhe paratë. Hëna e plotë e 27 qershorit do të bëjë që ju t’i përmbushni detyrimet tuaja. Jupiteri do të tregohet miqësor kështu që çfarëdo të ndodhë, jini optimistë dhe të lumtur për të ardhmen tuaj.

Nga ana romantike, dashuria lulëzon në udhëtime, qoftë larg a afër. Periudha më e volitshme është 13 qershor deri më 9 korrik ku Afërdita dhe Marsi do t’ju bëjnë të dukeni rrëzëllitës.

Shumë pritet prej jush këtë muaj dhe shumë do t’ju jepet. Krijimtaria do të jetë e lartë dhe do të ndiheni në të njëjtën linjë me universin. Gjithë puna që keni bërë deri më sot do t’ju ndihmojë të arrini aty ku doni të jeni.

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2018: Shigjetari dhe Bricjapi

Momenti më i vështirë i këtij muaji do të jetë dhe më i rëndësishmi. Një lidhje e ngushtë, qoftë në dashuri a në biznes, do të arrijë një pikë kritike në 27 qershor, plus minus katër ditë. Kjo hënë e plotë do t’ju sjellë para syve një realitet të vështirë për t’u përballuar.

Mënyra më e mirë për të ballafaquar hënën e plotë të 27 qershorit është duke qenë praktikë, objektivë dhe joemocionalë, por këto gjëra më thjesht thuhen se bëhen. Seksi, fuqia dhe paratë janë zemra e diskutimit. Duket se keni nevojë për më shumë bashkëpunim dhe mirëkuptim nga partneri juaj romantik, por do t’ju duhet të luftoni për të marrë vëmendjen që ju nevojitet. Çdo vendim a veprim që do të ndërmerrni do të jetë final.

Urani dhe Jupiteri do t’ju ndihmojnë me situatën që do të keni në duar më 27 korrik.

Gjendeni në një pozitë më të mirë se Gaforret pasi jeni në kontrol të të ardhmes suaj. Nëse ditëlindja juaj bie në dhjetor, jeni nën trysninë e Saturnit tani, kështu që kujdesuni për shëndetin. Do të kërkohet shumë prej jush.

Nëse ditëlindjen e keni në janar, atëherë 2019-a ose 2020-a do të jetë viti më i rëndësishëm për ju. Në një farë pike do të pyesne veten çfarë ka rëndësi për ju dhe në momentin që e kuptoni, filloni të punoni për ëndrrën tuaj. Do të rriteni shumë gjatë fazave të Saturnit dhe jo vetëm që do të ndiheni më të pjekur, por edhe do të dukeni më të pjekur në sytë e të tjerëve.

Puna do të shtohet pas hënës së re tek Binjakët më 13 qershor, por udhëzimet do të jenë të vagullta. Do të jetë detyra juaj të merrni udhëzimet dhe të zbardhni ç’kërkohet prej jush. Flisni me klientin a shefin tuaj për të qenë sa më të qartë. Nëse s’jeni ndjerë mjaftueshëm efektivë në punë, bëni mirë të bëni disa analiza mjekësore. Neptuni shkakton konfuzion, kështu që nëse rezultatet s’ju duken të sakta, ribëjini.

Financiarisht, po shpenzoni goxha para, por mund të keni kursyer për këtë moment dhe keni para në disponim. Shpenzimet e tepruara do t’ju çojnë deri në mes të nëntorit dhe bëni mirë të tregoheni të kujdesshëm.

Marsi po e shkakton këtë trend dhe do të jetë në prapavijë nga 26 qershori më 27 gusht dhe në këtë periudhë bëni mirë të mos bëni ndryshime në portofolin tuaj financiar. Këto ndryshime bëjini ditët e para të qershorit. Marsi në prapapvijë sinjalizon një periudhë të keqe për të nxjerrë në treg produkte, për të nisur një punë të re, për të marrë me qira apo për të shitur. Marsi në prapavijë ama është i volitshëm për të rafinuar strategjitë apo për të gjetur problemet në projektet ekzistuese.

Nga ana romantike, nëse jeni single, gjërat do të jenë më mirë muajin tjetër. 9 korrik deri më 6 gusht është periudha perfekte për të blerë rroba.

Këtë muaj, në vend të dilni me njerëz të rinj, kushtojini më shumë vëmendje miqve tuaj. Bëni një udhëtim jashtë shteti në shtator. Do të jetë shumë argëtues kështu që planifikoni që tani.