Shendeti i Gruas

5 shenja kryesore që tregojnë se vuani nga infeksioni i urinës

2 Prill 2018

5 shenja kryesore që tregojnë se vuani nga infeksioni i urinës

Fatkeqësisht, gratë janë 30 herë më të predispozuara për të vuajtur nga infeksioni i fshikzës së urinës krahasuar me meshkujt. Ndonjëherë, shumica prej nesh ndodh që i anashkalon simptomat pa kuptuar se po vuan nga një infeksion urine.

5 shenja kryesore që tregojnë se vuani nga infeksioni i urinës

1. Dhimbje dhe djegie gjatë kohës që urinoni.

Nëse për një kohë të gjatë keni këto simptoma, e mira është ti drejtoheni mjekut. Zakonisht, ndjesia e djegies nis kur sapo fillon të urinosh. Dhimbjet përreth vulvës është gjithashtu një tjetër shenjë treguese.

5 shenja kryesore që tregojnë se vuani nga infeksioni i urinës

2. Shkon shpesh për të urinuar

Nëse shkon më shumë se 8 herë në ditë për të bërë urinën ose 2 herë brenda një orë, diçka nuk shkon. Sigurisht, nevoja për të shkuar shpesh mund të vijë nga shumë faktorë, por infeksioni urinës është njëri prej tyre.

5 shenja kryesore që tregojnë se vuani nga infeksioni i urinës

3. Aroma e keqe

Nëse urina juaj bie erë të pakëndshme ose ngjyra është më e verdhë se zakonisht, me siguri vuani nga infeksioni urinar. Urina juaj ka baktere dhe nuk është e mirë hidratuar.

5 shenja kryesore që tregojnë se vuani nga infeksioni i urinës

4. Keni gjakderdhje teksa urinoni

Zakonisht nëse vuan nga infeksioni, urina del në ngjyrë të kuqe.Mund të jetë nga irritimi ose një tregues se infeksioni po shkon drejt veshkave.

5 shenja kryesore që tregojnë se vuani nga infeksioni i urinës

5. Temperaturë

Temperatura konstante është tregues se në trupin tuaj ka një infeksion. Kushtojini vëmendje të tilla simptomave.

5 shenja kryesore që tregojnë se vuani nga infeksioni i urinës

6. Ndihesh e lodhur, e dobët dhe konfuze

Kjo është  një nga ato simptoma që tregon se infeksioni ka prekur imunitetin tuaj. Nëse ndiheni kështu për një kohë të gjatë dhe keni gjithashtu një nga simptomat e mësipërme, konsultohuni me një mjek.

Burimi: Ëomen’s Health