Pushteti

Zonja e parë s'po gjen paqe nga skandalet: I është bërë jeta si Kardashian-ët!

23 Mars 2018

Zonja e parë s'po gjen paqe nga skandalet: I është

Melania Trump e urren faktin që jeta e saj është kthyer në ‘tornado në 24 orë të ditës’, që nga koha kur i shoqi ka marrë detyrën e presidentit.

“Çfarë është duke ndodhur, është ekzaktësisht ajo ç’ka ajo nuk donte. Ata janë bërë njësoj si Kardashian-ët, skandale, divorce dhe në krye të çdo artikulli.”- u shpreh për People burime pranë çiftit presidencial.

Zonja e parë s'po gjen paqe nga skandalet: I është

Që prej skandalit të Trump-it me pornostar-en Stormy Daniels, çifti i parë ka qenë në qendër të vëmendjes. Nga ana tjetër, duket se bashkëshortja e liderit amerikan ka qenë shumë herë më shumë e lumtur para se të ai të bëhej president.

Zonja e parë s'po gjen paqe nga skandalet: I është

“Ajo mund të bënte çfarë të donte dhe kalonte kohën më të madhe pranë familjes së saj. Bënte pazar sa herë dëshironte, e kalonte ditën nëpër spa dhe qëndronte gjatë me djalin e saj. Ka 2 vjet që askush nuk i kushton më vëmendje dhe Melania e urren këtë fakt.”

Në fillim të këtij muaji, presidenti me shaka tha se gruaja e tij kishte lënë Shtëpinë e Bardhë dhe atë vetë, por në fakt nuk do të ishte aspak surprizë nëse do ta bënte vërtetë.