Kinema & TV

Së shpejti filmohet Piratët e Karaibeve 5

2 Shtator 2014

Së shpejti filmohet Piratët e Karaibeve 5

Filmi i pestë i serisë Pirates of the Caribbean do të fillojë të filmohet në Australi. Qeveria australiane i ka akorduar 20.2 milion dollarë filmit. 

Pirates of the Caribbean ka fituar, me katër filmat e parë, 3.7 miliard dollarë. Filmi i ri do të zëvendësojë 20 000 Lega Nën Det të regjizorit David Fincher, i cili dha dorëheqjen nga projekti, në të cilin do të luante Brad Pitt. 

Filmi do të xhirohet në studiot Village Roadshow dhe disa pjesë të tij në barrierën koralore australiane. 

Johnny Depp do të rimarrë rolin e Kapitenit Jack Sparrow. Regjizorë do të jenë Joachim Rønning dhe Espen Sandberg, të cilët kanë xhiruar filmin Con Tiki. Ky është projekti i parë i tyre në Hollywood.

Burimi: The Guardian