Kuzhina

Mendjen këtu: Erdhi ëmbëlsira që shqiptarët vdesin ta gatuajnë

5 Mars 2018

Mendjen këtu: Erdhi ëmbëlsira që shqiptarët vdesin ta
Cheesecake me biskota Oreo

Kur u hodh ideja e një sondazhi , isha e emocionuar të dija se cfarë recete do t’ju pëlqente dhe sapo mora përgjgjen , u kënaqa pa masë. Cheesecake. Ose tortë djathi. Kush nuk e dashuron një copë (të madhe) pasdite duke shijuar një film?  Për mua personalisht, do të mbetet një nga ëmbëlsirat e pazëvëndueshme. Qoftë klasikun apo të gjithë kombinimet e tjera, cheesecake mbetet një super ëmbëlsirë, të cilën nuk duhet ta lini pa provuar.

Madje sapo njerëzit votuan për një cheesecake, e dija tashmë se me cfarë shije do t’jua prezantoja. Kush i adhuron biskotat Oreo njësoj si unë ? Unë i dua, me gjithë mbushjen brenda. Nuk janë shummëëë të ëmbla për mua (por unë jam addicted mbas ëmbëlsirave). Ndaj mora cheesecake-un dhe Oreo-t dhe solla para jush, Cheesecake me Oreo. Një recetë super të thjeshë, por duhet të tregoheni të duruar vetëm pas përgatitjes. Bëjini ballë tundimit dhe lëreni në frigorifer minimum për 3 orë.

Është një shije, së cilës nuk ka të vogël apo të madh , që mund t’i rezistojë. Kështu që , blini cfarë ju duhet, vendosini në tavolinën e punës dhe përgatiteni. Dhe vetë do të surpizoheni nga shija e mrekullueshme e këtij cheesecake.

Sic e lartpërmenda, unë jam e fiksuar pas të ëmblave dhe duhej patjetër të shtoja pak cokollatë sipër, por nëse ju i preferoni pak të ëmbla , mund ta shmangni hapin e përgatitjes së ganashes(cokollata e shkrirë me pana).

Le të fillojmë pa humbur kohë!

Mendjen këtu: Erdhi ëmbëlsira që shqiptarët vdesin ta

Përbërësit :

400 gr krem djathi Philadelfia (në tëmpëraturë ambjenti)
350 ml pana e ëmbël
100 gr gjalp i shkrirë
270 gr biskota Oreo
120 gr sheqer
100 gr cokollatë e zezë
50 ml pana e ëmbël
Biskota të tjera për zbukurim

Përgatitja:

Heqim mbushjen e biskotave dhe një të tretën e biskotave i lëmë mënjanë sepse do të na duhen më vonë.

Mendjen këtu: Erdhi ëmbëlsira që shqiptarët vdesin ta

Grijmë dy të tretat e biskotave derisa të thërrmohen me shkopin e petëve ose me procesor ushqimesh , por jo të bëhen pluhur. Shtojmë gjalpin e shkrirë dhe i përziejmë derisa e gjithë masa e biskotave të laget nga gjalpi.

Mendjen këtu: Erdhi ëmbëlsira që shqiptarët vdesin ta
I shtrojmë biskotat në një tavë me hapje anësorë , të veshur më parë me letër furre dhe e fusim në frigorifer. (Unë kam përdorur një tavë me diametër 22 cm) Në një tas , përziejmë panën me mikser dore derisa të montohet plotësisht.

Mendjen këtu: Erdhi ëmbëlsira që shqiptarët vdesin ta

Në një tas tjetër hedhim kremin e djathit , mbushjen e biskotave , sheqerin dhe panën dhe i përziejmë me mikser dore derisa të përftohet një masë homogjene.
E hedhim kremin e përftuar tek tava dhe e hapim me një spatulë kuzhine në mënyrë të njëtrajtshme.

Mendjen këtu: Erdhi ëmbëlsira që shqiptarët vdesin ta

E fusim sërish në frigorifer derisa të mpikset.

Mendjen këtu: Erdhi ëmbëlsira që shqiptarët vdesin ta

Në një tas grimcojmë cokollatën e zezë dhe në një tigan ngrohim 50 ml pana. E shtojmë sipër cokollatës , e lëmë për 2 minuta dhe e përziejmë derisa e gjithë cokollata të shkrijë.

Mendjen këtu: Erdhi ëmbëlsira që shqiptarët vdesin ta

E hedhim sipër kremit dhe e hapim më një lugë ose spatula kuzhine.

Mendjen këtu: Erdhi ëmbëlsira që shqiptarët vdesin ta

E fusim sërish në frigorifer dhe e lëmë për 3 orë minimum ose gjithë natën.
JU BËFTË MIRË !

Mendjen këtu: Erdhi ëmbëlsira që shqiptarët vdesin ta
Kostoja e kësaj recete është 1200 lekë.

Nuk dyshoj për asnjë moment që do ta adhuroni këtë recetë njësoj si unë.

Me shumë dashuri , Jona.

Jona Sulejmani
Food Blogger