Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin Mars 2018: Ujori dhe Peshqit

2 Mars 2018

 

Horoskopi i Susan Miller për muajin Mars 2018: Ujori dhe Peshqit

Horoskopi i Susan Miller për muajin Mars 2018: Ujori dhe Peshqit

Ju nuk jeni një shenjë që ka qejf të mendohet shumë për stratëgjitë apo të negociojojë të ardhmen finaniare, por mesa duket këto do të jeni duke bërë gjatë hënës së plotë, më një mars dhe gjatë hënës së re më 17 mars. Të dyja hënat do të jenë miqësore dhe mbështetëse. Në fakt, këto hëna do të jenë më të mirat e vitit për të zgjidhur çështje financiare.

Hënën e plotë të 1 marsit (plus minus katër ditë), mund të gjendeni duke diskutuar përfitimet e një pozicioni të ri pune. Hëna e plotë është e ëmbël mjalt dhe do të punoni fort për të marrë ç’meritoni.

Hëna e re e 17 marsit do të jetë aq fitimprurëse për ju, sa do është turp të mos kërkoni një rritje rroge. Jupiteri, dhënësi i dhuratave dhe fatit, do t’ju mbështesë gjatë hënës së plotë në shtëpinë tuaj të pagës dhe fitimeve, si dhe në shtëpinë tuaj të famës dhe ndereve.

Jo vetëm që pritet një rritje të ardhurash, por edhe një titull prestigjoz, i shoqëruar me më shumë përgjegjësi e përfitime. Do të shihni më shumë para dhe më shumë benefite nga punëdhënësi.

2018-a do të jetë një vit i shkëlqyer për karrierën tuaj, një prej më të mirëve. Është ide e mirë që këtë muaj të flisni me sa më shumë njerëz dhe lajmi i mirë do të vijë në fund të muajit ose në mes të majit. Maji do të jetë një moment shumë i rëndësishëm në jetën tuaj profesionale. Tani për tani, fokusohuni tek paga. Jeni shumë pranë një pozicioni të ri.

Jupiteri i fatit të mirë dhe Plutoni i fuqisë gjenden në një kënd 60 gradë dhe si rrjedhim do t’ju paraqitet një mundësi shumë e mirë financiare.

Nëse nuk jeni duke kërkuar një punë të re dhe nuk po negocioni pagën a përfitimet nga puna, mund të jeni duke folur me një kompani sigurimesh për një kompensim që keni kërkuar, ose një ndihmë studentore. Fondet do të vijnë nga të tjerët, kjo është e sigurt. Brenda katër ditësh nga një marsi, këto çështje do të zgjidhen.

Nëse jeni duke ndarë asetet si proces i një divorci, ose pronat e trashëguara, këto gjëra do të finalizohen javën e parë të marsit. Hënët e plota influencojnë katër ditë para ose pas dhe ka mundësi që brenda javës së parë të marsit të merrni lajme të mira për sigurinë tuaj financiare.

Për sa i përket romancës dhe qejfit, udhëtimi i Marsit në shenjën e Shigjetarit ka qenë një faktor i rëndësishëm në jetën tuaj shoqërore. Ky trend nisi në 26 janar dhe do të vazhdojë deri në 17 mars. Gjysma e parë e muajit është periudha perfekte për të shijuar jetën e për të mos u shqetësuar për gjë, përveç asaj rritjes së rrogës për të cilën folëm në fillim.

Pas 17 marsit, Marsi do të hyjë në shenjën e Bricjapit dhe do t’ju japë mundësinë të zhdukeni nga radari e të kaloni disa ditë në privatësi. Teksa Marsi hyn në shenjën tuaj, nga mesi i majit deri në mes të nëntorit do të kaloni ditë emocionuese dhe bëni mirë të jeni të çlodhur e të përgatitur për ato ditë.

Marsi do të kalojë kaq shumë kohë në shenjën tuaj, plot gjashtë muaj, sepse në muajt e mesit të vitit, planeti do të jetë në prapavijë. Nga 26 korriku deri më 2 gusht, këshillohet të mos ndërmerrni inciativa me rëndësi. Marsi ju ndihmon të shkëlqeni në çfarëdo që bëni, por kur është në prapavijë, Marsi i mban për vete fuqitë e tij. Korriku dhe gushti janë muaj për t’u menduar dhe për të reflektuar.

Udhëtimet e largëta ose marrëdhëniet ndërkombëtare do të jenë në qendër të vëmendjes suaj gjatë hënës së plotë, më 31 mars e cila njihet si hëna blu. Saturni do të jetë në kënd të fortë mes Diellit dhe hënës së re dhe kjo do t’i bëjë udhëtimet veçanërisht të vështira për ju. Mos planifikoni asgjë rreth kësaj periudhe pasi do të jetë sfiduese. Gjithashtu, Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 22 marsi deri më 15 prill, duke shtuar vështirësitë.

Nëse niseni për udhëtim në fund të muajit, i gjithë udhëtimi do të jetë negativ dhe nuk do të arrini asnjë progres. E mira e të mirave është që këtë hënë të plotë , më 31 mars, të reflektoni dhe të planifikoni të ardhmen.

Pas 22 marsit, rilidhuni me njerëz nga e kaluara juaj. Shfaqni mirënjohjen tuaj ndaj miqve, familjes, kolegëve.

Horoskopi i Susan Miller për muajin Mars 2018: Ujori dhe Peshqit

Ky do të jetë një muaj i lavdishëm, sidomos tre javët e para të amrsit ku planetet do të sillen si zana të vogla. Do të punojnë së bashku për të plotësuar çdo dëshirë tuajën. Kjo është periudha e ditëlindjes suaj dhe do të fitoni pasuri të konsiderueshme drejtpërdrejt nga Jupiteri jo vetëm tani, por edhe muajt në vazhdim.

Muaji nis me një hënë të plotë, më 1 mars, në shenjën e Virgjëreshës, duke shkëlqyer në shtëpinë tuaj të shtatë të martesës. Mërkuri sundon mbi Virgjëreshë dhe prandaj do të jetë drejtues.

Jupiteri në shenjën e Akrepit do të dërgojë një rreze qiellore tek Mërkuri në shenjën e Peshqve dhe kjo do t’ju lejojë të bëni një premtim jetëgjatë. Saturni do të sigurohet që veprimet tuaja të jenë të qëndrueshme dhe të sigurta. Tani është momenti të hidhni themelet për një marrëdhënie serioze.

Ka lajme të tjera akoma më emocionuese. Afërdita, planeti i dashurisë, do të jetë në shenjën tuaj dhe do t’ju bëjë të shprehni ndjenjat tuaja më të thella. Neptuni do të sigurojë premtimin e dashurisë së pakushtëzuar e të përjetshme.

 Ndërkohë, Neptuni në shenjën tuaj, në shenjën që sundon do të lidhet me Diellin dhe do t’ju bëjë të ndiheni si fëmijë i mahnitur nga çdo gjë rrotull jush. Do të frymëzoheni nga eventet që do të ndodhin prag hënës së plotë më 1 mars. E kam të vështirë t’ju shpjegoj ç’fundjavë magjepsëse dhe përrallore do të jetë kjo për ju.

1-4 marsi është koha perfekte për t’u martuar apo fejuar. Nëse nuk jeni gati për një hap të tillë, planifikoni një darkë romantike dhe sugjerojini njeriut të zemrës të bëheni ekskluzivë për njëri-tjetrin. Nëse nuk jeni të lidhur, këtë fundjavë magjike mund të takoni një njeri intrigues, i cili do të qënrojë në jetën tuaj për një kohë të gjatë.

Nuk doni të dilni me kënd tani për tani. Mund ta përdorni energjinë për të bashkëpunuar me dikë në biznes. Nëse merreni me punë kreative, do të keni akoma më shumë mundësi njohjeje me një bashkëpunues a ekspert që do të rrisë shanset për sukses. Mund të punësoni një bashkautor, një drejtor kreativ, manaxher rrjetesh sociale ose agjent.

Për sa i përket karrierës suaj, Marsi do të udhëtojë përgjatë shenjës së Shigjetarit teksa muaji nis dhe do të nxjerrë në dritë talentet dhe vlerat tuaja në tregun e punës. Ky trend nisi në 26 janar dhe do të vazhdojë deri më 17 mars.

Marsi do të vizitojë Shigjetarin dhe shtëpinë tuaj të dhjetë të ndereve, çmimeve dhe arritjeve çdo dy vit për thuajse shtatë javë. Për sa kohë keni Marsin në krahun tuaj, jini të vendosur të ecni para. Gjatë dy javëve të para të marsit do të bëni progres impresiv.

Përdoreni javën e parë të marsit për të takuar njerëz me rëndësi, që mund t’ju ndihmojnë të arrini një pozicion me influencë dhe fuqi. Nëse jeni të vetëpunësuar, takoni klientë prestigjozë e me potencial. Klienti që bëni për vete tani do të ndryshojë tërësisht mënyrën si ju sheh industria në të cilën bëni pjesë. Ky klient mund të jetë dera juaj drejt suksesit. Idetë tuaja kreative do të jenë veçanërisht të fota në fillim të marsit.

Lajme të mira e të papritura do të vijnë më 11 mars. Në të njëjtën ditë, bëni mirë të takoni njerëz që mund t’ju ndihmojnë të përparoni në karrierë apo si njeri.

Dy ditë më vonë, më 13 mars, mund të merrni një ofertë publikimi ose transmetimi përtej oqeanit. Oferta do të jetë e konsiderueshme dhe impresionuese.

Hëna e re e 17 marsit do të jetë një moment i rëndësishëm për ju, pasi shfaqet në shenjën tuaj. Jupiteri, dhënësi i dhuratave dhe fatit do t’i falë rreze shkëlqyese hënës e do ta bëjë këtë periudhë fantastike. Mund të niseni në një udhëtim dhe do të ishte momenti ideal pasi do të kënaqeni shumë.

Mesaduket do të udhëtoni përtej kufijve të shtetit tuaj, kështu që bëni pasaportën gati. Këtë hënë mund ta përdorni si të doni. Ose të zhvilloni jetën tuaj profesionale, ose atë personale. Vendimet që merrni gjatë kësaj periudhe do të kenë ndikim afatgjata e pozitive.

Nga 22 marsi deri më 15 prill, Mërkuri do të jetë në prapavijë. Lini sa më pak gjëra për të bërë afër fundit të marsit. Nuk këshillohet të merreni me gjëra të rëndësishme teksa një planet është në prapavijë. Ky planet sundon kontratat dhe marrëveshjet verbale, kështu që evitojini të dyja.

Hëna e plotë e 31 marsit, e dytë e muajit, do të sjellë pakëz tension financiar. Saturni, planeti që na bën të përballemi me realitetin, do të përballet me Marsin dhe të dy do të bëhen shkak për ditë të vështira.

Mund të keni një faturë të kripur për të paguar, por sado e dhimbshme të jetë, nuk e shmangni dot. Për fat, Jupiteri dhe Plutoni do t’ju ndihmojnë. Sërish, vendet dhe njerëzit e huaj, media, veprimet ligjore dhe akademike janë vendet ku duhet të kërkoni mbarësi.